2022
Secili Prej Nesh e Ka një Histori
Maj 2022


“Secili Prej Nesh e Ka një Histori”, Për Forcën e Rinisë, maj 2022.

Sesioni i Pasdites të së Shtunës

Secili Prej Nesh e Ka një Histori

Pjesë të Shkëputura

Pamja
afishe e një zinxhiri në formë njerëzish prej letre

Shkarkoje në formatin PDF

Miq, vëllezër dhe motra, secili prej nesh e ka një histori. Teksa e zbulojmë historinë tonë, ne lidhemi si familje, kemi përkatësi në të dhe bëhemi një familje e plotë. …

A e dini historinë tuaj? …

… Lidhini emrat e familjarëve që i kujtoni, me 10 miliardë emra të cilët mund të kërkohen, që faqja FamilySearch i ka tani në koleksionin e vet në internet dhe me 1,3 miliardë individë në Pemën Familjare. …

… Ne i nderojmë paraardhësit tanë duke i hapur qiejt nëpërmjet punës në tempull dhe asaj për historinë familjare dhe duke u bërë një hallkë bashkuese në zinxhirin e brezave tanë. …

Lidhja me paraardhësit tanë mund të na e ndryshojë jetën në mënyra befasuese. Nga sprovat dhe arritjet e tyre, ne fitojmë besim dhe forcë. Nga dashuria dhe sakrificat e tyre, mësojmë të falim dhe të shkojmë përpara. …

… Shërbimi vetëmohues në tempull për njerëzit e dashur e bën reale Shlyerjen e Shpëtimtarit tonë për ata dhe ne. Të shenjtëruar, mund të kthehemi në praninë e Perëndisë si familje të bashkuara përjetësisht. …

Çfarë mund të bëjmë tani? …

… Mblidhni fotografitë dhe historitë e tyre; jepuni jetë kujtimeve të tyre. Mbajini shënim emrat, përvojat, datat e tyre kyç. Ata janë familja juaj, familja që keni dhe familja që dëshironi. …

Së dyti, lëreni aventurën e historisë suaj familjare të jetë e qëllimtë dhe spontane. …

Së treti, vizitoni faqen FamilySearch.org. Shkarkojini programet për celularët që janë në dispozicion. …

Së katërti, ndihmoni që familjet të bashkohen përjetësisht. …

Secili prej nesh e ka një histori. Ejani të zbuloni tuajën. Ejani të gjeni zërin tuaj, këngën tuaj, harmoninë tuaj në Të.

Shtyp në Letër