“Krishti Shëron Atë që Është Thyer”, Për Forcën e Rinisë, maj 2022.
Sesioni i Paradites të së Dielës
Krishti Shëron Atë që Është Thyer
Pjesë të Shkëputura
Ne mund të mësojmë shumë nga shkrimet e shenjta rreth mënyrës se si Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti, do të na ndihmojë të përballemi me sukses ndaj gjërave në jetën tonë që janë të thyera, pavarësisht nga mosha jonë. …
Ndërkohë që Shpëtimtari po jepte mësim në tempull, një grua u soll tek Ai nga skribët dhe farisenjtë. Nuk e dimë historinë e saj të plotë, veç faktit që ishte “kapur … duke shkelur kurorën” [Gjoni 8:4]. …
Përgjigjja e Krishtit për këtë bijë të çmuar të Perëndisë ishte: “As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më” [Gjoni 8:11]. Një mënyrë tjetër për të thënë “shko dhe mos mëkato më” mund të jetë “shko përpara dhe ndrysho”. Shpëtimtari po e ftonte atë që të pendohej. …
Zoti na mëson se t’i falim të tjerët është një urdhërim universal: “Unë, Zoti, do të fal [atë që] do të fal, por nga ju kërkohet t’i falni të gjithë njerëzit” [Doktrina e Besëlidhje 64:10]. …
Shpesh ne mund ta gjejmë veten, si lypësi i çalë në portën e tempullit, me durim, ose ndonjëherë me padurim, “[duke pritur për] Zotin” [Isaia 40:31]. …
Të ushtrojmë besim te Krishti do të thotë të mirëbesojmë jo vetëm në vullnetin e Perëndisë, por edhe në kohën e Tij. Sepse Ai e di saktësisht se për çfarë kemi nevojë dhe saktësisht se kur kemi nevojë për të. …
… Nuk ka asgjë në jetën tuaj që është e thyer, e cila është përtej fuqisë kuruese, shëlbuese dhe aftësuese të Jezu Krishtit.