“Tani Është Koha”, Për Forcën e Rinisë, maj 2022.
Sesioni i Pasdites të së Dielës
Tani Është Koha
Pjesë të Shkëputura
E ardhmja është gjithnjë e pasigurt. Moti ndryshon. Ciklet e ekonomisë janë të paparashikueshme. Fatkeqësitë natyrore, aksidentet dhe sëmundjet mund ta ndryshojnë jetën me të shpejtë. Këto ngjarje janë shumë larg kontrollit tonë. Por ka gjëra që mundemi t’i kemi nën kontroll, përfshirë mënyrën se si e shpenzojmë kohën tonë çdo ditë. …
Po, ne duhet të mësojmë nga e kaluara dhe po, ne duhet të përgatitemi për të ardhmen. Por vetëm tani mund të veprojmë. Tani është koha kur mund të mësojmë. Tani është koha kur mund të pendohemi. Tani është koha kur mund t’i bekojmë të tjerët dhe të “forco[jmë] duart e kapitura” [Hebrenjve 12:12]. …
… E përsërit nxitjen time nga mëngjesi i sotëm që t’i bëni ato gjëra të cilat do ta rritin hovin tuaj pozitiv shpirtëror, atë forcë ngritëse për të cilën po fliste Plaku Diter F. Uhtdorf, që do t’ju bëjë të shkoni përpara gjatë çdo sfide dhe mundësie që vjen.
Hovi pozitiv shpirtëror rritet teksa adhurojmë në tempull dhe të kuptuarit tonë për madhështinë e gjerësisë dhe thellësisë së bekimeve që marrim atje, rritet. Ju lutem që t’iu kundërpërgjigjeni mënyrave të botës duke u përqendruar te bekimet e përjetshme të tempullit. …
Ju dua, vëllezërit dhe motrat e mia të dashura. Më e rëndësishmja, Zoti ju do. Ai është Shpëtimtari juaj dhe Shëlbuesi juaj. Ai e udhëheq dhe e udhërrëfen Kishën e Tij. Qofshim një popull i denjë për Zotin, i cili tha: “Ju do të jeni populli im, dhe unë do të jem Perëndia juaj” [Jeremia 30:22].