“Marrëdhënia Jonë me Perëndinë”, Për Forcën e Rinisë, maj 2022.
Sesioni i Paradites të së Dielës
Marrëdhënia Jonë me Perëndinë
Pjesë të Shkëputura
Ne nuk duhet ta mendojmë planin e Perëndisë si një makinë shitëse kozmike ku ne 1) përzgjedhim një bekim të dëshiruar, 2) futim shumën e kërkuar të veprave të mira dhe 3) porosia dorëzohet menjëherë. …
Pendimi dhe bindja jonë, sakrificat dhe veprat tona të mira kanë vërtet rëndësi. Ne dëshirojmë të jemi midis atyre njerëzve që u përshkruan nga Ethëri si “gjithmonë plot me vepra të mira” [Ethëri 12:4]. Por kjo nuk ka të bëjë aq shumë me disa numra të mbajtur në librat çelestialë të llogarive. Këto gjëra kanë rëndësi sepse ato na përfshijnë në veprën e Perëndisë dhe janë mjeti nëpërmjet të cilit bashkëpunojmë me Të për shndërrimin tonë, nga njeri i natyrshëm në shenjtor. Ajo që Ati ynë Qiellor na ofron, është Vetvetja dhe Biri i Tij, një marrëdhënie e ngushtë dhe e qëndrueshme me Ta nëpërmjet hirit dhe ndërmjetësimit të Jezu Krishtit, Shëlbuesit tonë. …
… Ati ynë është i gatshëm ta udhërrëfejë secilin prej nesh përgjatë shtegut të Tij të besëlidhjeve me hapa të projektuara sipas nevojës sonë individuale dhe të përshtatura sipas planit të Tij për lumturinë tonë përfundimtare me Të. …
Edhe kësisoj, ky shteg nuk mund të jetë i lehtë për gjithsecilin prej nesh. Nevojitet shumë dëlirësim që ai të jetë i lehtë. …
Prandaj, në mes të këtij zjarri të rafinuesit, në vend që të zemëroheni me Perëndinë, afrohuni me Perëndinë. Thirrini Atit në emrin e Birit. Ecni me Ta në Shpirt, ditë pas dite. Lejojini Ata që ndërsa koha kalon, të shpërfaqin besnikërinë e Tyre ndaj jush. Njihini Ata realisht dhe njiheni veten realisht. Lejojeni Perëndinë të triumfojë.