“Mësime te Pusi”, Për Forcën e Rinisë, maj 2022.
Sesioni i Grave
Mësime te Pusi
Pjesë të Shkëputura
Do të doja t’ju tregoja për tri mësime që po i mësoj teksa vazhdoj të pi nga pusi i [Shpëtimtarit] me “ujë të gjallë” [Gjoni 4:10].
I Pari: Rrethanat Tona të së Shkuarës dhe të së Tashmes Nuk e Përcaktojnë të Ardhmen Tonë …
Merreni parasysh gruan te pusi. …
Ajo u bë dëshmitare e fuqishme, duke u shpallur njerëzve në qytetin e saj se Jezusi ishte Krishti. “Dhe shumë Samaritanë nga ai qytet besuan në të, për shkak të fjalës së gruas” [Gjoni 4:39].
Rrethanat e saj të së shkuarës dhe të së tashmes nuk e përcaktuan të ardhmen e saj. Si ajo, ne mund të zgjedhim sot për t’u drejtuar te Shpëtimtari për forcë e shërim, të cilat do të na aftësojnë për të përmbushur gjithçka që u dërguam këtu të bënim.
I Dyti: Është në Ne Fuqia [Doktrina e Besëlidhje 58:28] …
Motra, brenda nesh është fuqia që të bëjmë të ndodhë shumë drejtësi! …
I Treti: “Nga Gjëra të Vogla Vjen Ajo që Është e Madhe” [Doktrina e Besëlidhje 64:33] …
Motra, zemra mund të ndryshojë dhe jeta mund të bekohet kur ofrojmë pakëz kripë, një lugë me maja dhe një rreze drite.
Unë dëshmoj se Shpëtimtari është kripa në jetën tonë që na fton ta shijojmë gëzimin dhe dashurinë e Tij. Është Ai që është majaja kur jeta jonë është e rënduar, duke na sjellë shpresë dhe duke na i ngritur barrët tona nëpërmjet fuqisë së Tij të pakrahasueshme dhe dashurisë së Tij shëlbuese. Ai është drita jonë, duke e ndriçuar shtegun tonë për t’u kthyer në shtëpi.