“Por Ne Nuk ua Vumë Veshin”, Për Forcën e Rinisë, maj 2022.
Sesioni i Paradites të së Shtunës
Por Ne Nuk ua Vumë Veshin (1 Nefi 8:33)
Pjesë të Shkëputura
Fjalët i vë veshin sugjerojnë të vëresh diçka ose t’i kushtosh vëmendje dikujt ose diçkaje. …
Doktrina e Krishtit e shkruar “me Frymën e Perëndisë së gjallë … mbi rrasa të … zemr[ës sonë prej] mishi” [2 Korintasve 3:3], e rrit aftësinë tonë për të “mos ua vënë veshin” shpërqendrimeve, shpotive dhe gjërave të shumta që na e tërheqin vëmendjen në botën tonë të rënë. …
Të jetuarit e zotimeve të besëlidhjeve dhe dashuria ndaj tyre krijon një lidhje me Zotin që është thellësisht vetjake dhe e fuqishme shpirtërisht. …
Lidhja jonë nëpërmjet besëlidhjeve me Perëndinë dhe Jezu Krishtin është kanali nëpërmjet të cilit ne mund të marrim aftësinë dhe forcën për të “mos ua vënë veshin”. Dhe kjo lidhje forcohet kur mbahemi vazhdimisht me vendosmëri në shufrën e hekurit. …
Më lini të sugjeroj se mbajtja me vendosmëri te fjala e Perëndisë përfshin 1) kujtimin, nderimin dhe forcimin e lidhjes vetjake që kemi me Shpëtimtarin dhe Atin e Tij, nëpërmjet besëlidhjeve dhe ordinancave të ungjillit të rivendosur dhe 2) përdorimin me lutje, me zell dhe në mënyrë të vazhdueshme të shkrimeve të shenjta dhe mësimeve të profetëve dhe apostujve të gjallë si burime të sigurta të së vërtetës së zbuluar. …
Shkoni përpara. Mbahuni me vendosmëri. Mos ua vini veshin.
Unë dëshmoj se besnikëria ndaj besëlidhjeve dhe ordinancave të ungjillit të rivendosur të Shpëtimtarit na aftëson të shkojmë përpara në punën e Zotit, të mbahemi me vendosmëri tek Ai, si Fjala e Perëndisë, dhe të mos ua vëmë veshin joshjeve të kundërshtarit.