2022
Të Mahnitur nga Krishti dhe Ungjilli i Tij
Maj 2022


“Të Mahnitur nga Krishti dhe Ungjilli i Tij”, Për Forcën e Rinisë, maj 2022.

Sesioni i Pasdites të së Dielës

Të Mahnitur nga Krishti dhe Ungjilli i Tij

Pjesë të Shkëputura

Pamja
afishe e Jezu Krishtit

Shkarkoje në formatin PDF

Kam reflektuar se sa më tepër çudi shpirtërore, si të thuash, mund dhe duhet të ndiejmë për ungjillin e Jezu Krishtit dhe ndryshimin që mund të sjellë ai në dishepullimin tonë dhe në udhëtimin tonë drejt jetës së përjetshme. …

… Në thelb të përpjekjes sonë në këtë rrugëtim janë, sigurisht, dy urdhërimet e mëdha: të duam Zotin, Perëndinë tonë, dhe të duam të afërmin tonë si vetveten. …

… Si rrjedhim, kur përkushtohemi me qëllim dhe me të vërtetë për të parë drejt Tij dhe për të mësuar prej shembullit të Tij të përsosur, ne arrijmë ta njohim Atë më mirë. Na shtohet entuziazmi dhe dëshira për ta përfshirë në jetën tonë standardin më të mirë të mënyrës se si duhet të jetojmë, shembullin që duhet të japim dhe urdhërimet që duhet të ndjekim. …

Miqtë e mi të dashur, të gjitha këto gjëra e forcojnë çudinë tonë shpirtërore në lidhje me ungjillin dhe na shtyjnë t’i mbajmë me gëzim besëlidhjet që bëjmë me Zotin – madje edhe mes sprovave dhe sfidave që përjetojmë. …

… Lutem që ne do të qëndrojmë përherë të mahnitur prej Jezu Krishtit dhe dashurisë së Tij të plotë, të pafundme dhe të përsosur. Kujtimi i asaj që sytë tanë kanë parë dhe që zemra jonë ka ndier, e shtoftë magjepsjen tonë për flijimin shlyes të Shpëtimtarit, i cili mund të na shërojë nga plagët tona shpirtërore dhe emocionale dhe të na ndihmojë që t’i afrohemi më shumë Atij!

Shtyp në Letër