2022
Për të Shëruar Botën
Maj 2022


“Për të Shëruar Botën”, Për Forcën e Rinisë, maj 2022.

Sesioni i Paradites të së Dielës

Për të Shëruar Botën

Pjesë të Shkëputura

afishe e kapiten Moronit dhe titullit të lirisë

Shkarkoje në formatin PDF

Çfarë është liria fetare?

Është liria e adhurimit në të gjitha format e saj: liria për t’u mbledhur, liria e fjalës, liria për të vepruar sipas bindjeve vetjake dhe liria që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Liria fetare e lejon secilin prej nesh të vendosë vetë se çfarë të besojë, si të jetojë e si të veprojë sipas besimit të tij/saj dhe se çfarë pret Perëndia prej tij/saj. …

Mes trazirave në vitin 1842, Jozef [Smithi] publikoi 13 parimet thelbësore të Kishës në rritje, përfshirë këtë: “Ne shpallim privilegjin e adhurimit të Perëndisë së Plotfuqishëm në përputhje me zërin e ndërgjegjes sonë dhe u lejojmë të gjithë njerëzve të njëjtin privilegj, që ata duhet të adhurojnë si, ku [ose] çfarë të zgjedhin” [Nenet e Besimit 1:11].

Deklarata e tij është gjithëpërfshirëse, çliruese dhe plot respekt. Ai është thelbi i lirisë fetare. …

Shqyrtoni me mua katër mënyra se si shoqëria dhe individët nxjerrin dobi nga liria fetare.

E para. Liria fetare e nderon urdhërimin e parë dhe të dytë të madh, duke e vendosur Perëndinë në qendër të jetës sonë. …

E dyta. Liria fetare nxit shprehje besimi, shprese dhe paqeje. …

E treta. Feja i frymëzon njerëzit të ndihmojnë të tjerët. …

Dhe e katërta. Liria e fesë vepron si një forcë unifikuese dhe përbashkuese për formësimin e vlerave dhe moralit. …

Ju ftoj ta mbroni kauzën e lirisë fetare. Ajo është shprehje e parimit të lirisë së zgjedhjes të dhënë nga Perëndia.