“Ndjekja e Jezusit: Të Qenit Paqebërës”, Për Forcën e Rinisë, maj 2022.
Sesioni i Paradites të së Shtunës
Ndjekja e Jezusit: Të Qenit Paqebërës
Pjesë të Shkëputura
Zoti dha mësim se si të jetojmë, atëherë dhe tani, në një botë plot përbuzje. “Lum ata që përpiqen për paqen”, – shpalli Ai, “sepse ata do të quhen bij të Perëndisë” [Mateu 5:9]. …
Si mund t’i venitë dhe t’i ftohë shigjetat e zjarrta një paqebërës? Sigurisht, jo duke ngurruar përpara atyre që na diskreditojnë. Përkundrazi, ne qëndrojmë të sigurt në besimin tonë, duke i shprehur bindjet tona me siguri të plotë, por gjithnjë pa zemërim apo dashakeqësi. …
Çfarë na e jep forcën e brendshme për t’i ftohur, venitur dhe shuar shigjetat e zjarrta që synojnë drejt të vërtetave që i duam? Forca vjen nga besimi ynë te Jezu Krishti dhe besimi ynë te fjalët e Tij. …
Ndonëse dëshira jonë e përulur është që mësimet e Shpëtimtarit të nderohen nga të gjithë, fjalët e Zotit nëpërmjet profetëve të Tij shpesh bien ndesh me mendimet dhe prirjet e botës. Kështu ka qenë gjithmonë. …
Ne i duam dhe kujdesemi çiltërsisht për të gjithë fqinjët tanë, qoftë nëse ata besojnë apo jo ashtu siç besojmë ne. …
… Ka raste kur të qenit paqebërës do të thotë që t’i bëjmë ballë impulsit për t’u përgjigjur, dhe në vend të kësaj, me dinjitet, të heshtim. …
… Mjerisht, jo të gjithë do të qëndrojnë të patundur në dashurinë e tyre për Shpëtimtarin dhe në vendosmërinë e tyre për t’i zbatuar urdhërimet e Tij. …
Ne mund të largohemi nga grindja dhe ta bekojmë jetën e të tjerëve gjithashtu, ndërkohë që nuk e izolojmë veten në qoshen tonë. …
Paçim dashuri për Të dhe për njëri‑tjetrin! Qofshim paqebërës, që të mund të quhemi “bij të Perëndisë”.