2022
Çfarë Është e Vërtetë? – Pjesë të Shkëputura
Nëntor 2022


Çfarë Është e Vërtetë?

Pjesë të Shkëputura

Pamja
afishe me citim nga Nelsoni

Shkarkoje në formatin PDF

Nga konferenca jonë prillin e kaluar, kemi qenë dëshmitarë të shumë ngjarjeve botërore, duke filluar nga ato që të thyejnë zemrën deri te më sublimet.

Jemi të kënaqur me raportet e konferencave të mëdha të të rinjve që po zhvillohen nëpër botë. …

Gëzohemi që më shumë tempuj po ndërtohen anembanë botës. …

Keqtrajtimi është vetë ndikimi i kundërshtarit. Është një mëkat brengosës. …

Kundërshtari ka taktika të tjera [që sjellin] shqetësim. Midis tyre janë përpjekjet e tij për ta mjegulluar vijën ndërmjet asaj që është e vërtetë dhe asaj që nuk është e vërtetë. Vërshimi i informacionit që është në dispozicion në majë të gishtave, për ironi, e bën gjithnjë e më të vështirë të përcaktosh se çfarë është e vërtetë. …

… Disa do të na bëjnë të besojmë se e vërteta është relative, se çdo njeri duhet ta përcaktojë vetë se çfarë është e vërtetë. Një bindje e tillë nuk është veçse një dëshirë e kotë për ata që gabimisht mendojnë se nuk do të jenë gjithashtu përgjegjës para Perëndisë.

Të dashur vëllezër dhe motra, Perëndia është burimi i të gjithë së vërtetës. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme e përqafon të gjithë të vërtetën që Perëndia ua përçon fëmijëve të Tij, qoftë e mësuar në një laborator shkencor ose e marrë nëpërmjet zbulesës së drejtpërdrejtë prej Tij.

Nga kjo foltore sot dhe nesër, ju do të vazhdoni të dëgjoni të vërtetën. Ju lutem, mbajini shënim mendimet që jua tërheqin vëmendjen dhe ato që ju vijnë në mendje dhe ju mbeten në zemër. Kërkojini Zotit me lutje t’jua vërtetojë se ajo që keni dëgjuar, është e vërtetë.

Shtyp në Letër