2022
Një Strukturë për Zbulesë Vetjake – Pjesë të Shkëputura
Nëntor 2022


“Një Strukturë për Zbulesë Vetjake – Pjesë të Shkëputura”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2022.

Një Strukturë për Zbulesë Vetjake

Pjesë të Shkëputura

Pamja
afishe me citim nga Renlandi

Shkarkoje në formatin PDF

Neve na nevojitet ta kuptojmë strukturën brenda së cilës funksionon Fryma e Shenjtë për të siguruar zbulesën vetjake. …

Shkrimet e shenjta formojnë elementin e parë të kësaj strukture për zbulesë vetjake. Ushqimi me bollëk me fjalët e Krishtit, siç gjenden në shkrimet e shenjta, e nxit zbulesën vetjake. …

Një element i dytë i strukturës është që ne marrim zbulesë vetjake vetëm brenda fushëveprimit tonë dhe jo brenda kujdestarisë së të tjerëve. …

… Doktrina, urdhërimet dhe zbulesat për Kishën janë kujdestaria e profetit të gjallë, i cili i merr ato nga Zoti Jezu Krisht. …

… Vetëm profeti merr zbulesë për Kishën. …

Zbulesa vetjake me të drejtë u përket individëve. Ju mund të merrni zbulesë, për shembull, rreth vendit ku të jetoni, shtegut të karrierës që të ndiqni ose personit me kë të martoheni. …

Një element i tretë i strukturës është se zbulesa vetjake do të jetë në harmoni me urdhërimet e Perëndisë dhe besëlidhjet që kemi bërë me Të. …

Kur kërkojmë zbulesë rreth diçkaje për të cilën Perëndia e ka dhënë tashmë drejtimin e qartë, ne bëhemi të cenueshëm nga keqinterpretimi i ndjenjave tona dhe nga dëgjimi i asaj që duam të dëgjojmë. …

Elementi i katërt i strukturës është të dalloni atë që Perëndia jua ka zbuluar tashmë personalisht, ndërkohë që jeni të gatshëm të merrni zbulesë të mëtejshme prej Tij. …

… E di se Fryma e Shenjtë mund dhe do t’ju tregojë të gjitha gjërat që duhet të bëni.

Shtyp në Letër