“Jini të Vërtetë ndaj Perëndisë dhe Veprës së Tij – Pjesë të Shkëputura”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2022.
Jini të Vërtetë ndaj Perëndisë dhe Veprës së Tij
Uruguai
Njëri nga shembujt më bindës në shkrimet e shenjta, që lidhet me shqetësimet … rreth kërkimit të një dëshmie për veprën e Perëndisë dhe për Jezu Krishtin, parashtrohet në këshillën e Almës drejtuar tre bijve të tij, Helamanit, Shiblonit dhe Koriantonit. …
Shqetësimi parësor i Almës … ishte që çdo njeri të ketë dëshmi për Jezu Krishtin dhe të jetë i vërtetë ndaj Perëndisë dhe veprës së Tij.
… Shibloni ishte i drejtë sikurse vëllai i tij, Helamani. Këshilla që dëshiroj të theksoj, është tek Alma 38:12 që pjesërisht thotë: “Vër re të frenosh të gjitha pasionet e tua, që të mund të mbushesh me dashuri”.
… Trupi nuk është i lig, ai është i bukur dhe thelbësor, por disa pasione, nëse nuk përdoren siç duhet dhe nuk frenohen në mënyrë të përshtatshme, mund të na ndajnë nga Perëndia dhe vepra e Tij dhe mund të ndikojnë për keq te dëshmia jonë. …
Përveç kontrollit të zemërimit dhe frenimit të pasioneve të tjera, na nevojitet të jetojmë jetë të dëlirë morale duke i kontrolluar mendimet, fjalët dhe veprimet tona. …
Ngaqë Koriantoni ishte përfshirë në pamoralshmëri, ishte e nevojshme që Alma t’i jepte mësim rreth pendimit. …
Prandaj, këshilla parandaluese e Almës ishte që të frenohen pasionet, por këshilla e tij për ata që e kanë bërë shkeljen, ishte që të pendohen. …
Askush nuk mund të kthehet te Perëndia vetëm nëpërmjet veprave të veta të mira; të gjithëve na nevojitet dobia e flijimit të Shpëtimtarit. Të gjithë kanë mëkatuar dhe vetëm nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit mund të marrim mëshirë dhe të jetojmë me Perëndinë.