“Me Gjithë Zemër – Pjesë të Shkëputura”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2022.
Me Gjithë Zemër
Pjesë të Shkëputura
Si dishepuj të Jezu Krishtit, ne besojmë dhe mund ta shtojmë njohurinë në tri të vërteta të rëndësishme.
Së Pari, ne Mund t’i Mbajmë Besëlidhjet Tona, edhe Kur Nuk Është e Lehtë
Kur besimi juaj, familja juaj ose e ardhmja juaj të sfidohen, kur të pyetni veten përse jeta është kaq e vështirë kur po bëni gjithçka mundeni për ta jetuar ungjillin, mbani mend se Zoti na tha të presim shqetësime. Shqetësimet janë pjesë e planit dhe nuk do të thotë se jeni braktisur; ato janë pjesë e asaj që do të thotë të jeni të Tijët. …
Të jetuarit në rehati nuk sjell fuqi. Fuqia që na nevojitet për ta përballuar nxehtësinë e kohës sonë, është fuqia e Zotit dhe fuqia e Tij rrjedh përmes besëlidhjeve tona me Të. …
Së Dyti, ne Mund të Veprojmë me Besim
Si dishepuj të Jezu Krishtit, ne e kuptojmë se besimi tek Ai kërkon veprim, veçanërisht në kohë të vështira. …
Së Treti, ne Mund të Jemi me Gjithë Zemër dhe Plot Gëzim në Përkushtimin Tonë
… Sigurisht unë nuk duhet të mendoj kurrë që sprova e të sotmes vë në pikëpyetje dashurinë e Perëndisë për mua ose ta lejoj që ta kthejë në dyshim besimin tim tek Ai. …
Dhe deri në ditën kur plagët e përditshme të vdekshmërisë të shërohen, unë do të pres për Zotin dhe do t’i mirëbesoj Atij – kohës së Tij, urtësisë së Tij, planit të Tij.
Krah për krah me ju, unë dëshiroj të qëndroj me Të përherë. Me gjithë zemër. Duke e ditur se, kur e duam Jezu Krishtin me gjithë zemrën tonë, Ai na jep gjithçka në shkëmbim.