2022
Të Lumtur dhe Përgjithmonë – Pjesë të Shkëputura
Nëntor 2022


“Të Lumtur dhe Përgjithmonë – Pjesë të Shkëputura”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2022.

Të Lumtur dhe Përgjithmonë

Pjesë të Shkëputura

afishe me citim nga Gongu

Shkarkoje në formatin PDF

Vërtet, gëzimi afatgjatë dhe përjetësia me ata që duam, janë vetë thelbi i planit të Perëndisë për lumturinë. …

… Megjithatë, asnjëri prej nesh nuk është i përsosur, as ndonjë familje. …

… Ne kemi një mundësi dhe dhuratë të madhe për të zbuluar kuptim të ri shpirtëror, dashuri, pendim dhe falje me njëri-tjetrin dhe familjet tona, në kohë dhe përjetësi. …

… Në qendër të planit të Perëndisë për shëlbimin dhe lumturinë, Jezu Krishti, nëpërmjet Shlyerjes së Tij, premton ta bashkojë shpirtin dhe trupin tonë, “për të mos u ndarë më kurrë, që [ne] të mund të marrim plotësi të gëzimit” [Doktrina e Besëlidhje 138:17].

… Shlyerja – bërja një me Krishtin – … mund të sjellin harmoni me Të dhe me njëri-tjetrin.

… Perëndia na njeh dhe na do përsosurisht. …

… [Si rrjedhim] në botën e shpirtrave, edhe ata që janë në mëkat dhe shkelje, kanë mundësi të pendohen. …

… Zoti na jep mundësi hyjnore për t’u bërë më shumë si Ai, ndërsa ofrojmë ordinanca shpëtuese tempulli me mëkëmbës për të cilat të tjerët kanë nevojë, por që nuk mund t’i bëjnë vetë. …

… Riparimi i marrëdhënieve tona dhe shërimi i zemrave tona është i vështirë, ndoshta i pamundur për ne vetë. Por qielli mund të na japë forcë dhe urtësi përtej asaj që kemi, për të ditur se kur duhet të vazhdojmë dhe si të heqim dorë. …

… Iu afrofshim më shumë Shpëtimtarit tonë në shtëpinë e shenjtë të Zotit dhe na afroftë Ai më shumë me Perëndinë dhe njëri‑tjetrin, ndërsa i thurim zemrat tona së bashku me dhembshuri, të vërtetë dhe mëshirë të dhënë nga Krishti, në të gjithë brezat tanë, në kohë dhe përjetësi, të lumtur dhe përgjithmonë! Në Jezu Krisht, është e mundur; në Jezu Krisht, është e vërtetë.