“Dishepullimi i Përhershëm – Pjesë të Shkëputura”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2022.
Dishepullimi i Përhershëm
Pjesë të Shkëputura
Përvoja të tilla si konferencat e FSY‑së, kampet, mbledhjet e sakramentit dhe misionet, mund të ndihmojnë për t’i lustruar dëshmitë tona, duke na çuar përmes kurbave të rritjes dhe zbulimit shpirtëror drejt vendeve me paqe relative. Por çfarë duhet të bëjmë që të qëndrojmë atje dhe të vazhdojmë të “shko[jmë] përpara me një vendosmëri në Krisht” (2 Nefi 31:20) në vend që të rrëshqasim prapa? Në radhë të parë duhet të vazhdojmë të bëjmë ato gjëra që na sollën atje si, të lutemi shpesh, të zhytemi në shkrimet e shenjta dhe të shërbejmë me sinqeritet. …
Në FSY, 200 000 e më shumë nga të rinjtë tanë arritën ta njohin më mirë Shpëtimtarin, duke përdorur një formulë të thjeshtë të grumbullimit së bashku ku dy ose më shumë prej tyre u mblodhën në emrin e Tij (shih te Mateu 18:20), duke u marrë me ungjillin dhe shkrimet e shenjta, duke kënduar së bashku, duke u lutur së bashku dhe duke gjetur paqe në Krisht. Kjo është një recetë e fuqishme për zgjimin shpirtëror. …
Rinia e paepur e Sionit po udhëton nëpër kohë të mahnitshme. Gjetja e gëzimit në këtë botë me përçarje të profetizuar pa u bërë pjesë e asaj bote, pa asnjë të dhënë për shenjtërinë, është detyra e tyre e veçantë. …
E di se nëpërmjet mirëbesimit te Zoti Jezu Krisht dhe shtegut të Tij të besëlidhjeve, ne mund të gjejmë siguri shpirtërore dhe paqe ndërsa kultivojmë zakone të shenjta dhe rutina të drejta që mund t’i mbajnë ndezur dhe ushqejnë zjarret e besimit tonë. U shkofshim gjithnjë e më afër atyre zjarreve ngrohëse dhe, le të ndodhë ç’të ndodhë, qëndrofshim atje!