2022
Mundeni Botën dhe Gjeni Prehje – Pjesë të Shkëputura
Nëntor 2022


Mundeni Botën dhe Gjeni Prehje

Pjesë të Shkëputura

afishe me citim nga Nelsoni

He Leadeth Me [Ai më Drejton], nga Yongsung Kim

Shkarkoje në formatin PDF

Çfarë do të thotë ta mundim botën? Do të thotë ta mundim tundimin për t’u interesuar më shumë për gjërat e botës sesa për gjërat e Perëndisë. Do të thotë t’i mirëbesojmë doktrinës së Krishtit më shumë sesa filozofive të njerëzve. … Do të thotë të zgjedhim të përmbahemi nga çdo gjë që e largon Shpirtin. …

Si, pra, ta mundim botën? … Çdo herë që i kërkoni dhe i ndiqni nxitjet e Shpirtit, çdo herë që bëni çfarëdo të mire, gjëra që “njeriu i natyrshëm” nuk do t’i bënte, ju po e mundni botën. …

Tani, si e bekon jetën tonë mundja e botës? Përgjigjja është e qartë: Hyrja në një marrëdhënie besëlidhëse me Perëndinë na lidh me Të në një mënyrë që e bën më të lehtë çdo gjë në lidhje me jetën. Ju lutem, mos më keqkuptoni: Nuk thashë se bërja e besëlidhjeve e bën jetën të lehtë. Në fakt, prisni kundërshtim, sepse kundërshtari nuk do që ju ta zbuloni fuqinë e Jezu Krishtit. Por marrja e zgjedhës së Shpëtimtarit do të thotë që ju keni qasje te forca dhe fuqia shëlbuese e Tij. …

… Ju lutem juve tani, që ta merrni mbi vete përgjegjësinë për dëshminë tuaj vetjake për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Punoni për të. Kultivojeni me qëllim që ajo të rritet. Ushqejeni me të vërtetën. …

… Teksa e lejoni Perëndinë të triumfojë në jetën tuaj, ju premtoj paqe, siguri te vetja, gëzim dhe po, prehje më të madhe.