2022
Diademë në Vend të Hirit: Shtegu Shërues i Faljes – Pjesë të Shkëputura
Nëntor 2022


“Diademë në Vend të Hirit: Shtegu Shërues i Faljes – Pjesë të Shkëputura”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2022.

Diademë në Vend të Hirit: Shtegu Shërues i Faljes

Pjesë të Shkëputura

Pamja
Kristin M. Ji
Pamja
afishe me citim nga Ji

Shkarkoje në formatin PDF

And I Partook [Dhe Unë Mora Pjesë], nga Kristin Yee

Nuk jemi lënë të vetëm për t’u përballur me pasojat e veprimeve të të tjerëve; edhe ne mund të shërohemi plotësisht dhe të na jepet mundësia për t’u shëruar nga pesha e një zemre plot mllef dhe çfarëdolloj veprimesh që mund të pasojnë.

… Zoti na kërkon që të falim për të mirën tonë. Por Ai nuk na kërkon që ta bëjmë këtë pa ndihmën e Tij, pa dashurinë e Tij, pa mirëkuptimin e Tij. Nëpërmjet besëlidhjeve tona me Zotin, secili prej nesh mund të marrë fuqinë forcuese, udhërrëfimin dhe ndihmën që na nevojitet si për të falur edhe për t’u falur. …

… Ai tha: “Fryma e Zotit është mbi mua, sepse ai më vajosi për të ungjillizuar të varfërit; ai më dërgoi për të shëruar ata që e kanë zemrën të thyer, për të shpallur çlirimin e të burgosurve dhe kthimin e të parit të verbërve, për të çliruar përsëri të shtypurit” [Lluka 4:18; theksimi i shtuar].

Të gjithë atyre që janë zemërthyer, të robëruar, të mavijosur dhe ndoshta të verbër nga lëndimi apo mëkati, iu them se Ai ofron shërim, përtëritje dhe çlirim. Unë dëshmoj se shërimi dhe përtëritja që Ai ofron, janë të njëmendta. …

Jezu Krishti është Mesia juaj personal, Shëlbuesi dhe Shpëtimtari juaj i dashur, i cili e njeh përgjërimin e zemrës suaj. Ai dëshiron shërimin dhe lumturinë tuaj. Ai ju do. Ai vajton me ju në hidhërimet tuaja dhe gëzohet që mund t’ju shërojë plotësisht. Marrshim zemër dhe e kapshim dorën e Tij të dashur që zgjatet përherë, teksa ecim në shtegun shërues të faljes.

Shtyp në Letër