“Këtë Ditë – Pjesë të Shkëputura”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2022.
Këtë Ditë
Pjesë të Shkëputura
Unë mbaj në dorë një kopje të Librit të Mormonit. Ky është botimi im i vjetër i vitit 1970 dhe është i çmuar për mua. Nga pamja duket tejet i përdorur dhe i grisur, por asnjë libër tjetër nuk është aq i rëndësishëm për jetën time dhe dëshminë time sesa ky libër. Duke e lexuar atë, fitova një dëshmi nga Shpirti se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë, se Ai është Shpëtimtari im, se këto shkrime të shenjta janë fjala e Perëndisë dhe se ungjilli është rivendosur. …
Në “këtë ditë” një nga misionarët më të mëdhenj të Librit të Mormonit është Presidenti Rasëll M. Nelson. …
… Ai u ka dhënë kopje të Librit të Mormonit qindra njerëzve, gjithmonë duke dhënë dëshminë e tij për Jezu Krishtin. …
Profeti ynë i gjallë po bën pjesën e tij për ta përmbytur tokën me Librin e Mormonit. Por ai nuk mund t’i hapë portat e digave i vetëm. Ne duhet ta ndjekim udhëheqjen e tij. …
… Ju ftoj, këtë ditë, që t’ua jepni një Libër Mormoni miqve dhe familjes suaj, bashkëpunëtorëve në punë, trajnerit tuaj të futbollit apo burrit që shet perime në treg. Atyre iu nevojiten fjalët e Zotit që gjenden në këtë libër. …
Unë dëshmoj se nëpërmjet planit hyjnor, Libri i Mormonit u përgatit në Amerikën e lashtë që të dilte në dritë për të shpallur fjalën e Perëndisë, për t’i sjellë shpirtrat te Zoti Jezu Krisht dhe ungjilli i Tij i rivendosur në “këtë ditë”.