2022
Ngritur mbi Kryqin – Pjesë të Shkëputura
Nëntor 2022


“Ngritur mbi Kryqin – Pjesë të Shkëputura”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2022.

Ngritur mbi Kryqin

Pjesë të Shkëputura

afishe me citim nga Hollandi

Shkarkoje në formatin PDF

Një arsye pse ne nuk e theksojmë kryqin si simbol, buron nga rrënjët tona biblike. Për shkak se kryqëzimi ishte një nga format më të dhembshme të ekzekutimit të Perandorisë Romake, shumë pasues të hershëm të Jezusit zgjodhën të mos e vënë në pah atë mjet brutal të vuajtjes. Domethënia e vdekjes së Krishtit ishte sigurisht thelbësore për besimin e tyre, por për rreth 300 vjet ata zakonisht kërkuan ta përçonin identitetin e tyre në ungjill nëpërmjet mënyrave të tjera. …

Një arsye tjetër për të mos përdorur kryqe si ikona, është theksi ynë mbi mrekullinë e plotë të misionit të Krishtit – Ringjalljen e Tij të lavdishme, si dhe vuajtjen e vdekjen e Tij flijuese. …

… Në çdo vend dhe epokë, Ai na ka thënë të gjithëve ne: “Në qoftë se [ndonjë burrë ose grua] don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë” [Mateu 16:24].

Kjo flet për kryqet që mbajmë mbi supe, dhe jo për ato që vëmë. Për të qenë pasues i Jezu Krishtit, ndonjëherë një njeri duhet të mbajë një barrë, të vetën ose të dikujt tjetër, dhe të shkojë atje ku kërkohet sakrifica dhe vuajtja është e pashmangshme. Një i/e krishterë i/e vërtetë nuk mund ta ndjekë Mësuesin vetëm në ato çështje me të cilat ai ose ajo pajtohet. Jo. Ne e ndjekim Atë kudo, përfshirë, nëse është e nevojshme, në arena të mbushura me lot e telashe, ku ndonjëherë mund të qëndrojmë të vetëm fillikat.

… Lutem që ne ta ndjekim Atë – të palëkundur, duke mos u luhatur, as duke ia mbathur kurrë, duke mos u zmbrapsur kurrë nga detyra, as edhe kur kryqet tona mund të jenë të rënda dhe as kur, për njëfarë kohe, shtegu mund të errësohet.