2022
Ndiqeni Jezu Krishtin me Hapa Besimi – Pjesë të Shkëputura
Nëntor 2022


“Ndiqeni Jezu Krishtin me Hapa Besimi – Pjesë të Shkëputura”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2022.

Ndiqeni Jezu Krishtin me Hapa Besimi

Pjesë të Shkëputura

Pamja
afishe me citim nga Ballardi

Shkarkoje në formatin PDF

Vëllezër dhe motra, dëshmoj se, ndërsa e ndjekim Jezu Krishtin me hapa besimi, ka shpresë. Ka shpresë te Zoti Jezu Krisht. Ka shpresë për të gjithë në këtë jetë. Ka shpresë për t’i kapërcyer gabimet tona, hidhërimet tona, mundimet tona dhe sprovat e telashet tona. Ka shpresë te pendimi dhe të qenit të falur dhe te falja e të tjerëve. Dëshmoj se ka shpresë dhe paqe në Krisht. Ai mund të na mbartë sot gjatë kohëve të vështira. Ai e bëri këtë për pionierët e hershëm dhe Ai do ta bëjë këtë tani për secilin prej nesh. …

Ndërsa mendoj rreth pionierëve që kanë përgatitur udhën për të tjerët, mendoj së pari për Profetin Jozef Smith. …

Misionarët tanë sot janë pionierë bashkëkohorë për shkak se ata ua shpërndajnë këtë mesazh të lavdishëm [të Rivendosjes] njerëzve përqark botës, duke e hapur kështu udhën për fëmijët e Atit tonë Qiellor që ata ta njohin Atë dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin. …

Presidenti Nelson ka qenë një pionier në Kishë. …

Ai po na mëson si të bëhemi më të mbështetur te vetja nga ana shpirtërore. …

Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti, është pionieri kryesor në përgatitjen e udhës. Njëmend, Ai është “udha” [Gjoni 14:6] që të përmbushet plani i shpëtimit në mënyrë që ne të mund të pendohemi dhe, nëpërmjet besimit tek Ai, të kthehemi tek Ati ynë Qiellor. …

Ecshim përherë në hapat e Jezu Krishtit dhe, me besim në çdo hap tonin, u përqendrofshim tek Ai, duke i mbajtur këmbët të ngulura me vendosmëri në shtegun e besëlidhjeve!

Shtyp në Letër