Përqendrimi tek Tempulli
Pjesë të Shkëputura
Të dashur vëllezër e motra, gjatë këtyre pesë sesioneve madhështore të konferencës së përgjithshme, kemi përjetuar edhe një herë se qiejt janë të hapur! Lutem që ju t’i keni mbajtur shënim mbresat tuaja dhe do të vijoni sipas tyre. Ati ynë Qiellor dhe Biri i Tij i Dashur, Jezu Krishti, qëndrojnë gati për t’ju ndihmuar. Ju nxit t’i shtoni përpjekjet tuaja për të kërkuar ndihmën e Tyre.
Kohët e fundit, Motra Nelson dhe unë patëm rastin të shihnim paraprakisht sezonin e ri të 4‑t të serisë Materiale Filmike nga Libri i Mormonit. Ne u frymëzuam prej tyre! …
Është kuptimplotë fakti që Shpëtimtari zgjodhi t’u shfaqej njerëzve në tempull. Është shtëpia e Tij. Është e mbushur me fuqinë e Tij. Le të mos e humbasim kurrë nga sytë atë që Zoti po bën për ne tani. Ai po i bën tempujt e Tij më të arritshëm. Ai po e përshpejton ritmin me të cilin po ndërtojmë tempuj. Ai po e rrit aftësinë tonë për të ndihmuar në mbledhjen e Izraelit. Ai gjithashtu po e bën më të lehtë që secili prej nesh të përmirësohet shpirtërisht. Ju premtoj se kalimi i më shumë kohe në tempull do ta bekojë jetën tuaj në mënyra të tilla që asgjë tjetër nuk mundet ta bëjë. …
Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, u përqendrofshi tek tempulli në mënyra siç nuk jeni përqendruar kurrë më parë! Ju bekoj që të vini çdo ditë më pranë Perëndisë dhe Jezu Krishtit. Ju dua. Perëndia qoftë me ju derisa të takohemi sërish, lutem unë në emrin e shenjtë të Jezu Krishtit, amen.