2022
Të Shohim Më Shumë nga Jezu Krishti në Jetën Tonë – Pjesë të Shkëputura
Nëntor 2022


“Të Shohim Më Shumë nga Jezu Krishti në Jetën Tonë – Pjesë të Shkëputura”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2022.

Të Shohim Më Shumë nga Jezu Krishti në Jetën Tonë

Pjesë të Shkëputura

Pamja
afishe me citim nga Brauningu

Shkarkoje në formatin PDF

Për të na ndihmuar që të qëndrojmë të përqendruar dhe duke shkuar në drejtimin e duhur, Shpëtimtari na fton ta shohim jetën tonë nëpërmjet Tij, me qëllim që të shohim më shumë prej Tij në jetën tonë. …

Si një pasuese e ungjillit që herët, unë u ndesha me shumë njerëz që i vëzhguan dhe i kuptuan ndryshimet në sjelljet, praktikat dhe zgjedhjet e mia pasi u bashkova me Kishën. …

… Nëpërmjet përpjekjes rigoroze për të parë te Jezu Krishti dhe për ta kërkuar Atë në çdo mendim dhe veprim nga ana ime, sytë e mi u ndriçuan dhe të kuptuarit e mi u përshpejtua për të dalluar se Jezu Krishti po më bënte thirrje që të “vija tek” Ai. …

Mësova atëherë, ashtu sikurse e di tani, se Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti, i drejton këmbët tona drejt shtëpive të mbledhjeve çdo javë që të marrim sakramentin e Tij, drejt shtëpisë së Zotit që të bëjmë besëlidhje me Të, drejt shkrimeve të shenjta dhe mësimeve të profetëve që të mësojmë prej fjalëve të Tij. Ai e drejton gojën tonë që të dëshmojë për Të, duart tona që të ngrenë moralisht e të shërbejnë siç do të ngrinte moralisht e do të shërbente Ai, sytë tanë që t’i shohin botën dhe njëri‑tjetrin siç i sheh Ai – “ashtu siç janë në të vërtetë, dhe … ashtu siç do të jenë në të vërtetë” [Jakobi [LiM] 4:13]. Dhe kur e lejojmë Atë që të na drejtojë në të gjitha gjërat, ne marrim dëshmi se “të gjitha gjërat tregojnë se ka një Perëndi” [Alma 30:44], sepse atje ku kërkojmë për Të, ne do ta gjejmë Atë.

Shtyp në Letër