“Doktrina e Përkatësisë – Pjesë të Shkëputura”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2022.
Doktrina e Përkatësisë
Pjesë të Shkëputura
Do të doja të flisja rreth asaj që unë e quaj doktrina e përkatësisë në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. …
… Ne nuk mund të lejojmë asnjë racizëm, paragjykim fisnor apo përçarje të tjera të ekzistojë në Kishën e Krishtit të ditëve të mëvonshme. …
Ndjenja e përkatësisë është e rëndësishme për mirëqenien tonë fizike, mendore dhe shpirtërore. Prapëseprapë, është krejt e mundur që herë pas here secili prej nesh të mund të ndiejë se nuk është i përshtatshëm. …
Le ta lëmë gjykimin në duart e Zotit dhe të atyre që Ai i ka autorizuar dhe le të kënaqemi që ta duam e ta trajtojmë njëri‑tjetrin sa më mirë të mundemi. …
Një tipar i dytë i doktrinës së përkatësisë ka të bëjë me vetë ndihmesat tona. Ndonëse rrallë mendojmë për këtë, shumica e përkatësisë sonë vjen nga shërbimi ynë dhe sakrificat që bëjmë për të tjerët dhe për Zotin. …
Përbërësi përfundimtar dhe më i rëndësishëm i doktrinës së përkatësisë, është roli qendror i Jezu Krishtit. Ne nuk bashkohemi me Kishën vetëm për shoqërim, edhe pse ky është i rëndësishëm. Ne bashkohemi për shëlbimin nëpërmjet dashurisë dhe hirit të Jezu Krishtit. Ne bashkohemi për të siguruar ordinancat e shpëtimit dhe të ekzaltimit për veten tonë dhe për njerëzit që i duam në të dyja anët e velit. Ne bashkohemi që të marrim pjesë në një projekt të madh për të ndërtuar Sionin në përgatitje për kthimin e Zotit.