2022
Të Ushqyerit e Dëshmisë Suaj dhe Dhënia e Dëshmisë Suaj – Pjesë të Shkëputura
Nëntor 2022


“Të Ushqyerit e Dëshmisë Suaj dhe Dhënia e Dëshmisë Suaj – Pjesë të Shkëputura”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2022.

Të Ushqyerit e Dëshmisë Suaj dhe Dhënia e Dëshmisë Suaj

Pjesë të Shkëputura

afishe me citim nga Stivensoni

Shkarkoje në formatin PDF

A e Di dhe e Kuptoj se Çfarë Është një Dëshmi?

Dëshmia juaj është zotërimi nga më të çmuarit që keni, shpesh i shoqëruar me ndjenja të thella shpirtërore. Këto ndjenja zakonisht komunikohen qetësisht dhe përshkruhen si një zë si një “shushuritje e ëmbël” [1 Mbretërve 19:12]. Është bindja juaj ose njohuria për të vërtetën, e dhënë si një dëshmi shpirtërore nëpërmjet ndikimit të Frymës së Shenjtë. …

A Di se Si ta Jap Dëshminë Time?

Ju e jepni dëshminë tuaj kur u tregoni të tjerëve ndjenjat shpirtërore. Si anëtar/e i/e Kishës, ju keni mundësi për ta dhënë gojarisht dëshminë tuaj në mbledhjet formale të Kishës ose në ato më pak formale, në bashkëbisedimet vetëm për vetëm me familjarë, miq e të tjerë.

Një mënyrë tjetër si e jepni dëshminë tuaj është nëpërmjet sjelljes së drejtë. …

Anëtarët e Kishës qëndrojnë si dëshmitarë të Perëndisë në të gjitha kohërat, në të gjitha gjërat dhe në të gjitha vendet. Mundësitë për ta bërë këtë në universin digjital, duke përdorur materiale tona frymëzuese ose duke shpërndarë materiale lartësuese të përgatitura nga të tjerë, janë të pafundme. …

Cilat Janë Pengesat për ta Dhënë Dëshminë Time?

Pengesat për ta dhënë dëshminë time mund të përfshijnë pasigurinë për atë se çfarë të them. …

Një pengesë tjetër … është frika. …

… Pasja e besimit … do t’ju lejojë t’i mposhtni këto ndjenja. …

Si ta Mbaj Dëshminë Time?

Besoj se një dëshmi është natyrshëm brenda nesh, sidoqoftë, me qëllim që ta mbajmë atë dhe ta zhvillojmë më plotësisht, Alma dha mësim se ne duhet ta ushqejmë dëshminë tonë me kujdes të madh [shih tek Alma 32:37]. …

Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, ju premtoj se teksa e kuptoni më plotësisht se çfarë është një dëshmi, dhe teksa e jepni atë, do t’i kapërceni pengesat e pasigurisë dhe frikës, duke ju aftësuar ta ushqeni dhe mbani këtë zotërim nga më të çmuarit – dëshminë tuaj.