2022
Trashëgimia e Inkurajimit – Pjesë të Shkëputura
Nëntor 2022


“Trashëgimia e Inkurajimit – Pjesë të Shkëputura”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2022.

Trashëgimia e Inkurajimit

Pjesë të Shkëputura

afishe me citim nga Ajringu

Shkarkoje në formatin PDF

Siç më thoshte nëna ime kur ankohesha për faktin se sa e vështirë ishte diçka: “O, Hal sigurisht që është e vështirë. Ashtu duhet të jetë. Jeta është një provë.”

Ajo mund ta thoshte atë qetësisht, madje me një buzëqeshje, sepse ajo dinte dy gjëra. Pavarësisht nga përpjekja, ajo që do të kishte rëndësinë më të madhe, do të ishte të arrinte në shtëpi për të qenë me Atin e saj Qiellor. Dhe ajo e dinte se mund ta bënte atë nëpërmjet besimit te Shpëtimtari i saj. …

Trashëgimia e inkurajimit që ajo na la neve, përshkruhet më së miri te Moroni 7, ku Mormoni e inkurajon birin e tij, Moronin, dhe popullin e tij. …

Ai e vendos Jezu Krishtin të parin, siç bëjnë të gjithë ata që ia dalin mbanë t’u japin inkurajim atyre që po hasin vështirësi në të tatëpjetën e shtegut drejt shtëpisë së tyre qiellore. …

Mormoni e pa zemërbutësinë si provë të forcës së besimit të tyre. …

Mormoni më pas i inkurajon ata duke u dëshmuar se ata ishin në udhën që të merrnin si dhuratë një zemër të mbushur me dashurinë e pastër të Krishtit. …

Teksa shoh pas, tani kuptoj se si ajo dhuratë e dashurisë hyjnore – dashuria e pastër e Krishtit – e forcoi, e udhërrëfeu, e mbështeti dhe e ndryshoi nënën time në përpjekjen e saj për t’u kthyer në shtëpi. …

… Shpëtimtari i njeh përpjekjet tuaja me hollësi. Ai e njeh potencialin tuaj të madh për t’u rritur në besim, shpresë dhe dashuri hyjnore.

Urdhërimet dhe besëlidhjet që Ai ju ofron, nuk janë prova për t’ju kontrolluar. Ato janë një dhuratë për t’ju lartësuar deri aty sa të merrni të gjitha dhuratat e Perëndisë dhe të ktheheni në shtëpi tek Ati juaj Qiellor dhe Zoti, të cilët ju duan.