“Afrimi më Shumë me Shpëtimtarin – Pjesë të Shkëputura”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2022.
Afrimi më Shumë me Shpëtimtarin
Pjesë të Shkëputura
Ne e kuptojmë që teksa ligësia në botë rritet, mbijetesa jonë shpirtërore dhe mbijetesa shpirtërore e njerëzve që i duam, do të kërkojnë që ne t’i kultivojmë, forcojmë e përforcojmë më plotësisht rrënjët e besimit tonë te Jezu Krishti. …
Siç e dimë fare mirë, pasja e besimit te Jezu Krishti dhe të qenit dishepull i vërtetë është më shumë sesa një vendim i marrë vetëm një herë, më shumë sesa një ngjarje që ndodh vetëm një herë. Ky është një proces i shenjtë, i vazhdueshëm, që rritet dhe zgjerohet përmes stinëve të jetëve tona, duke vazhduar derisa të biem në gjunjë te këmbët e Tij.
Me grurin që po rritet në mes të egjrës në botë, si mund ta thellojmë dhe forcojmë zotimin tonë ndaj Shpëtimtarit në ditët përpara nesh?
Ja ku janë tri mendime:
Së pari, ne mund ta përfshijmë veten tonë më plotësisht në jetën e Jezusit, mësimet e Tij, madhështinë e Tij, fuqinë e Tij dhe flijimin e Tij shlyes. …
Më pas, ndërsa e njohim më mirë dhe e duam Shpëtimtarin, ne dëshirojmë edhe më shumë që t’i premtojmë Atij besnikërinë dhe mirëbesimin tonë. Bëjmë besëlidhje me Të. …
Bërja dhe mbajtja e besëlidhjeve tona lejojnë që dashuria e Shpëtimtarit të zhytet më thellë në zemrën tonë. …
Së fundi, mendimi im i tretë: në këtë kërkim të shenjtë, ne e çmojmë si thesar, e mbrojmë, e ruajmë dhe kujdesemi për dhuratën e Frymës së Shenjtë. …
… Ndërsa e lejoni dashurinë tuaj për Shpëtimtarin dhe dashurinë e Tij për ju që të zhyten thellë në zemrën tuaj, ju premtoj vetëbesim, paqe dhe gëzim të shtuar në përballimin e sfidave të jetës suaj.