“Zgjedha e Tij Është e Ëmbël dhe Barra e Tij Është e Lehtë – Pjesë të Shkëputura”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2022.
Zgjedha e Tij Është e Ëmbël dhe Barra e Tij Është e Lehtë
Pjesë të Shkëputura
Shumë biseda janë dhënë nga udhëheqësit e Kishës sonë mbi dashurinë hyjnore, unitetin, dashurinë, dashamirësinë, dhembshurinë, faljen dhe mëshirën. Unë besoj se Shpëtimtari po na fton të jetojmë një mënyrë më të lartë, më të shenjtë – mënyrën e Tij të dashurisë ku të gjithë mund të ndiejnë vërtet se kanë përkatësi dhe janë të nevojshëm.
Ne urdhërohemi t’i duam të tjerët, jo t’i gjykojmë ata. Le ta ulim atë barrë të rëndë; nuk na takon neve ta mbajmë atë. Përkundrazi, ne mund të ngremë zgjedhën e dashurisë dhe dhembshurisë së Shpëtimtarit. …
… Ata që Ai i preku, e ndien dashurinë e Tij dhe ajo dashuri i shëroi dhe i shndërroi ata. Dashuria e Tij i frymëzoi ata që të dëshironin ta ndryshonin jetën e tyre. Të jetuarit sipas mënyrës së Tij sjell gëzim dhe paqe, dhe Ai i ftoi të tjerët tek ajo mënyrë e të jetuarit me butësi, dashamirësi dhe dashuri. …
… Ndërsa mësojmë gjithnjë e më shumë të bëjmë atë që Ai kërkon prej nesh, jo nga detyra e as madje për bekimet që mund të marrim, por thjesht nga dashuria për Të dhe për Atin tonë Qiellor – dashuria e Tij do të rrjedhë nëpërmjet nesh dhe do ta bëjë gjithçka që Ai kërkon, jo vetëm të mundur, por përfundimisht shumë më të ëmbël dhe të lehtë dhe më të gëzueshme nga sa mund të përfytyrojmë ndonjëherë. …
… Gjithkush ka nevojë të ndiejë që ai njëmend i përket me të vërtetë trupit të Krishtit dhe është i nevojshëm në të. Dëshira më e madhe e Satanit është t’i përçajë fëmijët e Perëndisë dhe ai ka qenë shumë i suksesshëm, por ka kaq shumë fuqi në unitet. Dhe sa nevojë kemi të ecim krah për krah njëri-tjetrit në këtë rrugëtim sfidues të vdekshmërisë!