“Në Bashkëpjesëmarrje me Zotin – Pjesë të Shkëputura”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2022.
Në Bashkëpjesëmarrje me Zotin
Pjesë të Shkëputura
Ungjilli i rivendosur i Jezu Krishtit shpall parimin e bashkëpjesëmarrjes tërësore midis gruas dhe burrit, si në jetën në vdekshmëri ashtu edhe në përjetësitë. Ndonëse secili zotëron tipare dhe përgjegjësi të veçanta, të caktuara në mënyrë hyjnore, gruaja dhe burri plotësojnë në mënyrë të barabartë role përkatëse dhe thelbësore në planin e Perëndisë për lumturinë e fëmijëve të Tij. …
… Sipas doktrinës së ungjillit, ndryshimi ndërmjet gruas dhe burrit nuk i anashkalon premtimet e përjetshme që Perëndia ka për bijtë dhe bijat e Tij. Njëri nuk ka mundësi më të mëdha sesa tjetri për lavdinë çelestiale në përjetësitë. Shpëtimtari Vetë na fton të gjithëve ne, fëmijët e Perëndisë, që “të vij[m]ë tek ai dhe të marri[m] pjesë në mirësinë e tij; dhe ai nuk ia mohon askujt që shkon tek ai” [2 Nefi 26:33]. Si rrjedhim, në këtë kontekst, ne të gjithë konsiderohemi të barabartë para Tij.
Kur bashkëshortët e bashkëshortet e kuptojnë dhe e përfshijnë këtë parim, ata nuk e vendosin vetveten si president apo zëvendëspresidente të familjes së tyre. Nuk ka superioritet ose inferioritet në marrëdhënien martesore dhe asnjëri nuk ecën përpara ose pas tjetrit. Ata ecin krah për krah, si të barabartë, si pasardhës hyjnorë të Perëndisë. Ata bëhen një në mendim, dëshirë dhe qëllim me Atin tonë Qiellor dhe Jezu Krishtin, duke e udhëhequr dhe udhërrëfyer së bashku njësinë familjare.