2007
Libër i Jashtëzakonshëm, Përgjigje e Jashtëzakonshme
Tetor 2007


Libër i Jashtëzakonshëm, Përgjigje e Jashtëzakonshme

Ndërsa isha në përgatitje që të pagëzohesha e të konfirmohesha anëtar i Kishës, ndjeva shumë shqetësim nëse po zgjidhja rrugën e duhur. Misionarët e degës sonë në Giumri të Armenisë, e kuptuan që kisha ca dyshime për Librin e Mormonit dhe anëtarësimin në Kishë, prandaj më ftuan të shkoja me ta në kohën që zhvillonin mësimet e tyre.

Kur arritëm tek shtëpia e parë, Elder Perrini e pyeti Aniçkën a i kishte lexuar kapitujt e caktuar për të. “Jo”, u përgjigj ajo, “harrova”. Kështu ne lexuam së bashku 2 Nefi 29-33. Kur po lexonim kapitullin 29, ne studiuam profecitë për Librin e Mormonit dhe për johebrenjtë që e mohonin atë në ditët e fundit duke thënë “Një Bibël! Një Bibël! Ne e kemi një Bibël dhe nuk mund të jetë ndonjë Bibël tjetër” (vargu 3). Ai kapitull më la mbresë gjatë gjithë kohës së mësimit.

Pastaj shkuam tek një shtëpi tjetër. Kur po lexonim atje nga Libri i Mormonit, babai i gruas që po mësonim pyeti: “Ç’është ai libër?”

I shpjegova që ishte Libri i Mormonit — Një Dëshmi tjetër e Jezu Krishtit. Ai u zemërua dhe tha: “E kemi tashmë Biblën dhe s’mund të ketë Bibël tjetër”.

Kujtova kapitullin që patëm lexuar vetëm dhjetë minuta më parë me Aniçkën.

Elder Perrini zuri të flasë: “Ju keni një Bibël dhe është nga populli i lashtë i besëlidhjes së Perëndisë.” Ai vazhdoi: “Perëndia krijoi të gjithë njerëzit dhe u zbulon fjalën e Tij fëmijëve të Tij, gjë që do të thotë të gjithë njerëzve në këtë tokë. Megjithëse ju keni Biblën, a nuk mendoni se Perëndia do t’ua jepte fjalën e Tij të tjerëve?” Me këtë mënyrë vazhdoi ai, duke i shpjeguar prejardhjen e Librit të Mormonit.

U mahnita me ato që sapo kishin ndodhur. Më dukej se nuk kishte dëshmi më të madhe për të zgjidhur shqetësimet e mia për Librin e Mormonit, sesa të shihja si plotësoheshin profecitë e tij.

Tani, me sinqeritet zemre mund të them se Libri i Mormonit është libri më i vërtetë. E di se Perëndia na do të gjithëve dhe nuk do të na harrojë. Vazhdimisht kam kuptuar sa zotërim i jashtëzakonshëm është Libri i Mormonit.