Miqësimi
Rritje në Besim—Jondonjamci i Ulan-Batorit, Mongoli
Misionarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nuk mund t’u mësonin ungjillin njerëzve të Mongolisë deri në vitin 1993. Nën regjimin komunist, nga vitet 1920 deri më 1990, mongolët nuk nxiteshin të merrnin pjesë në aktivitete fetare. Sot, 10 vjeçari Jondojamci dhe babai i tij, Bajartsengel, nëna e tij, Gantsetseg, vëllai i tij, Monksaiani, 14 vjeç dhe motra e tij, Bolor-Erdene, 16 vjeçe, janë mirënjohës që mundën të bëheshin anëtarë të Kishës.
Lutjet Besnike, Pagëzimi dhe Priftëria
Përpara se Jondojamci të pagëzohej e konfirmohej, ai lutej rregullisht që babai i tij të bashkohej gjithashtu me Kishën. Ai ishte shumë mirënjohës kur babai i tij vendosi të pagëzohej. Pas pagëzimit dhe konfirmimit të tij, Jondojamci e dinte se ishte e rëndësishme që ai të përgatitej për t’u bërë një dhjak në Priftërinë Aarone. Ishte gjithashtu e rëndësishme që babai i tij të merrte priftërinë. Ky djalë i ri lutej shpesh që babai i tij të merrte priftërinë dhe ai e mori atë. Secili në familje pranon se Jondojamci është një djalë i ri besnik, i cili e njeh rëndësinë e lutjes.
Familje Përgjithmonë
Pak më shumë se një vit pasi babai i tij u pagëzua dhe u konfirmua, familja udhëtoi drejt Tempullit të Hong Kongut në Kinë. Jondojamci ishte i lumtur që familja e tij u vulos në tempull në mënyrë që ata të jenë një familje e përjetshme. Ndërsa ishin në tempull, ai kërkoi që emri i një gruaje të vendosej në listën e lutjeve në mënyrë që njerëzit në tempull të luteshin për të. Ai ishte i shqetësuar për këmbën e saj të dëmtuar dhe ai ishte i lumtur kur ajo u bë më mirë.
Gjërat që i Pëlqejnë më Shumë të Bëjë
-
Të lozë basketboll.
-
Të vizatojë.
-
Të bëjë kukulla për gishtërinj.
-
Të shkojë në kishë.
-
Të hajë supë orizi dhe rrush.
-
Të shëtisë zonën lindore të qytetit.
Shkolla
Si nxënës i klasës së katërt, Jondojamcit i pëlqen matematika dhe origami (palosja e letrës në forma të ndryshme). Ai studion anglisht dhe mongolisht në shkollë. Libri i tij i preferuar është The Happy Prince nga Oskar Uajlld. Nëna e tij thotë se ai është një nxënës i mirë i cili është shumë i bindur. Shkolla është larg vetëm pesë minuta më këmbë nga shtëpia.
Mbrëmja Familjare në Shtëpi
Në mbrëmjen familjare në shtëpi, familja lexon shkrimet e shenjta, luan drama, këndon këngë, bën pyetsorë mbi historinë e Kishës dhe gostitet. Jondonjamcit i pëlqen të lexojë në Librin e Mormonit mbi Almën, i cili lutet që biri i tij të mësojë të vërtetën dhe të pendohet. Jondojamcit i pëlqen fakti që Alma i Riu u pendua dhe ndryshoi jetën e tij (shih Mosia 27:8-31).
Përgatitja për Mision
Jondojamci do që një ditë të shërbejë në mision. Ai po përgatitet të jetë misionar nëpërmjet lutjes, leximit të shkrimeve të shenjta, pjesëmarrjes në mbledhjet e Kishës dhe duke u përpjekur të jetë besnik dhe i drejtë. Ai gjithashtu po merr mësime pianoje. Për shkak se moti në Mongoli është shumë i ftohtë në dimër, një mision në Havai do t’i pëlqente atij.
Ku Vallë Ndodhet Ulan-Batori i Mongolisë?
Mongolia është një vend malor i vendosur ndërmjet Kinës dhe Rusisë. Ulan-Batori është kryeqyteti.
Fillorja
Familjes i duhet rreth 20 minuta për të udhëtuar me autobuz për të frekuentuar Degën Baianzurk. Në klasën e Fillores, Jondonjamcit i pëlqen të këndojë dhe të dëgjojë muzikë. Atij i pëlqen gjithashtu veprimtaria e kohës për të ndarë.