2007
Ide Shtesë për Kohën Për Të Ndarë, tetor 2007
Tetor 2007


Ide Shtesë për Kohën Për Të Ndarë, tetor 2007

Në vijim gjenden ide shtesë që udhëheqësit e Fillores mund t’i përdorin me materialin e Kohës Për Të Ndarë të botuar në Liahona, tetor 2007. Për mësimin, udhëzimet dhe veprimtarinë që i përgjigjet këtyre ideve, shih “Sa i Madh Do të Jetë Gëzimi Juaj”, në faqet M4 dhe M5 të seksionit të fëmijëve në këtë botim.

  1. Përpara mësimit me Filloren, përgatisni figura të qengjave (për modelin shih manualin Fillorja 2, mësimi 23 ose Fillorja 1, figura 1-8). Përgatisni dy qengja për secilin fëmijë, një pa shënime dhe një me emrin e fëmijës të shkruar mbi të. Ngjitini qengjat në muret e klasës së Fillores.

    Lexoni Gjoni 10:14. I ndihmoni fëmijët të kuptojnë krahasimin që bën aty Jezusi. Tregojuni që secili fëmijë është si një qengj dhe Jezusi është bariu ose prijësi. Sherël Lent, presidente e përgjithshme e Fillores, ka thënë: “Jezusi e njihte secilin nga fëmijët që Ai bekoi në përshkrimin e dhënë tek Dhjata e Re. Ai njihte çdo fëmijë nefit dhe njeh çdo fëmijë sot. Ai dëshiron që secili prej tyre të ndiejë dashurinë e Tij. Dëshiron që secili prej tyre të mësojë fjalën e Tij dhe të fitojë dëshminë. Dëshiron që secili prej tyre të marrë bekimet e qiellit që vijnë me një jetesë të drejtë” (“Feed My Lambs”, Primary open house address, shtator 2006).

    Ngjisni pamjen nr.240 (Jezusi Krisht) të Paketës së Fotografive Artistike të Ungjillit në pjesën përballë të klasës. Ftoni fëmijët të gjejnë qengjat e tyre (që kanë emrin e tyre) dhe t’i sjellin ata tek Bariu i Mirë. E ftoni pianistin të luajë lehtë, ndërkohë që fëmijët, rresht pas rreshti, gjejnë qengjat e tyre dhe i çojnë ata në pjesën ballore të klasës. Kur t’u jetë dhënë mundësia të gjithë fëmijëve, u kujtoni atyre se ka shumë qengja që nuk kanë hyrë ende në vathë nëpërmjet ardhjes tek Fillorja. Lexoni Lluka 15:4. I kërkoni pianistit të luajë përsëri dhe ftoni secilin fëmijë të zgjedhë një nga qengjat pa emër të shkruar mbi ta. I ftoni ata të mendojnë për dikë që ata mund të ftojnë të vijë në vathë. U kërkoni atyre të shkruajnë mbi një qengj emrin e atij personi dhe ta marrin në shtëpi që t’u kujtojë ta ftojnë këtë “qengj” të ndjekë Bariun e Mirë.

    Dëshmoni që Jezusi është Bariu i Mirë dhe që Ai dha jetën e Tij për ne, delet e Tij.

  2. Ftoni një anëtar aktiv të Kishës të vijë në Fillore duke qenë në rolin e një kërkuesi – të dikujt që po mësohet nga misionarët. I kërkoni të ftuarit të shkruajë një pikëpyetje të madhe në një copë letre dhe ngjitjani atë mbi bluzë. I kërkoni të ftuarit të tërheqë disa shenja pikëpyetjesh nga një xhep ose çantë. Shpjegoni se ky person është i mbushur në pyetje. Pyesni fëmijët nëse ata mendojnë që e njohin ungjillin aq mirë sa t’u përgjigjen pyetjeve të kërkuesit. Shpjegoni që ju do të luani me ta lojën pyetje-përgjigje. Pjesa sfiduese e lojës është që fëmijët duhet t’u përgjigjen të gjithave duke kënduar.

    I kërkoni të ftuarit të fillojë me pyetjen “Kush je ti?” Pianistit i kërkoni të luajë lehtë pjesën hyrëse të himnit “Fëmijë i Perëndisë Jam” (Himne dhe Këngë të Fëmijëve, faqe 58) dhe pastaj u kërkoni fëmijëve t’i përgjigjen pyetjes duke kënduar këngën. Përsëriteni këtë gjë për pyetje dhe këngë të tjera. Mbas çdo kënge i kërkoni të ftuarit të përsërisë pyetjen dhe përgjigjen. Për shembull: “Ah, po, e kuptoj. Ne të gjithë jemi fëmijët e Perëndisë dhe jemi dërguar këtu ngaqë Ai na do.” Pyetje të tjera me përgjigje muzikore mund të përfshinin: “Ku jetova unë para se të lindja?” “Çfarë është besimi?” “Ku e mori Jozef Smithi Librin e Mormonit?” Le të vendosin fëmijët se cilën këngë të këndojnë në përgjigje të secilës pyetje dhe jepuni atyre ndonjë ndihmë të vogël vetëm nëse u nevojitet.

    I ndihmoni fëmijët të kuptojnë se nëpërmjet këngëve të Fillores ata mësojnë ungjillin. Jepni dëshmi për ungjillin dhe për vlerën që ka muzika në të mësuarin vetjak dhe në mësimdhënien e ungjillit.