2007
Mjekët SHDM Japin Dhuratën e Shikimit
Tetor 2007


Mjekët SHDM Japin Dhuratën e Shikimit

Blendina Muça i kaloi vitet e hershme të jetës së saj duke luftuar me një formë klinike të njohur si strabizmi, ose sy me drejtim të kryqëzuar. Pas shumë viteve trajtimi të pasuksesshëm në vendlindjen e saj, Shqipëri, ajo gjeti ndihmë nga një mjek amerikan që vizitoi vendin e saj gjatë një udhëtimi me karakter humanitar.

“Që kur isha e vogël, i kisha sytë të kryqëzuara”, bën të ditur Znj. Muça. “Babai më dërgoi për një vizitë tek doktori, i cili më dha mjekim me pika dhe syze. … Ato nuk m’i ndreqën sytë – m’u bënë më keq – por gjithnjë shkoja me shpresën se do të bëheshin më mirë.”

Pavarësisht kufizimeve të saj pamore, e reja shqiptare ishte në gjendje që përmes zellit të saj të bëhej rrobaqepëse profesioniste, një karrierë në të cilën ajo shkëlqeu.

Kur motra e Znj. Muça u bashkua me Kishën, një derë u hap për te renë me shikim të dëmtuar. Misionarët e shërbimit humanitar të Kishës, të pranishëm tek pagëzimi i motrës së saj, e ftuan Znj. Muça të vizitonte një klinikë të sponsorizuar nga SHDM, me mjekë oftalmologë anëtarë nga Shtetet e Bashkuara.

Dr. Rik Olson, oftalmolog për fëmijë i ekipit mjekësor të Universitetit të Ajovës, kreu operacionin e syve të Znj. Muça. Para operacionit, pacientja e re, motra e saj dhe miqtë u bashkuan në lutje me Dr. Olsonin.

“Doktori i kërkoi Perëndisë t’ia bënte të arta duart për të m’i ndrequr sytë”, bëri të ditur Znj. Muça, “dhe Ai i bëri. E dija se Perëndia kishte bërë një mrekulli.”

Kjo dhuratë për shikimin – korrigjimi i dobësive pamore, dhurimi i pajisjeve dhe sigurimi i mbështetjes për administrim – ofrohet për vendet në zhvillim nëpëmjet sponsorizimit të Shërbimeve Humanitare të Kishës.

Dr. Xhorxh Pingri, një oftalmolog në pension nga Salt Lejk Siti, është kryetar i nismës për një shikim në mbarë botën dhe është përfaqësues i më shumë se 200 mjekëve të cilët marrin pjesë vullnetarisht në këtë program.

“Mbi 40 milionë njërëz në botë janë të verbër”, shpjegoi Dr. Pingri, “shumë prej tyre me katarakte, glaukomë ose probleme të tjera pamore që mund të ndreqen.”

Udhëheqësit e Kishës dhe misionarët humanitarë përcaktojnë nevojat e veçanta në vendet në zhvillim, shpjegoi Din Uoker, drejtues i nismave madhore në Shërbimet Humanitare të Kishës.

“Merren kërkesat dhe pastaj ne modelojmë një projekt për të plotësuar nevojat lokale”, shtoi Vëllai Uoker. “Jemi në gjendje të bëjmë 10 deri 15 projekte në vit – projekte të cilat udhëzojnë punonjësit e kujdesit shëndetësor në mënyra dhe praktika që rezultojnë në përmirësimin pamor të shumë personave.”

Znj. Muça e sheh jetën shumë më ndryshe mbas operacionit të saj të suksesshëm. Ajo shpjegoi: “Urimi im tani është të shkoj në universitet dhe të ndihmoj ata që kanë nevojë – të ndihmoj njerëz po ashtu si më ndihmoi mua Perëndia. Mrekullitë vërtet ndodhin.”