2007
Ide për mbrëmjen familjare të shtëpisë
Tetor 2007


Ide për mbrëmjen familjare të shtëpisë

Këto sugjerime mësimdhënieje mund të përdoren në klasë si edhe në shtëpi. Ju mund t’i përshtasni këto ide për familjen apo klasën tuaj.

“Ejani në Tempull,” fq. 14: Duke përdorur këtë artikull, rendisni ordinancat e kryera në tempull dhe diskutoni bekimet e adhurimit në tempull. Jepni ide se si të përgatiteni për të vajtur në tempull.

“Durimi gjer në Fillim,” fq. 29: Përgatisni ëmbëlsirën e preferuar të familjes suaj. Vendoseni diku në mënyrë që familja të mund ta shohë dhe ta nuhasë. U thoni se, megjithëse mund të duan ta hanë tani, atyre do t’u duhet të presin. Tregoni historinë e Marias. Krahasojeni pritjen për të ngrënë një ëmbëlsirë të preferuar, me faktin që Marias iu desh të priste për t’u pagëzuar dhe konfirmuar.

“Për Forcën e të Gjithëve” fq. 32: Një javë përpara ftoni secilin pjesëtar të familjes të përgatisë një bisedë të shkurtër në lidhje me një standard nga pamfleti Për Forcën e Rinisë. Ndajini bisedat me njëri tjetrin dhe më pas zgjidhni një ose dy standarde për t’u përmirësuar në to si familje gjatë asaj jave.

“Karroca Bosh” fq. M2: Përpara mësimit shkruajini të gjithë emrat e pjesëtarëve të familjes në copa letrash. Tregoni historinë e Presidentit Xhejms E. Faust dhe diskutoni pyetjet në fund të artikullit. Më pas kërkojini secilit person të zgjedhë njërën prej copave të letrës. Shpjegoni se ata duhet të kërkojnë mënyra për t’i dhënë shërbim anonim atë javë personit, emrin e të cilit zgjodhën.

“Majkëlli i Munguar” fq. M12: Lexojeni historinë dhe diskutoni si e ndihmoi Natalia vëllain e saj. Kërkojini pjesëtarëve të familjes të lexojnë 1 Gjoni 4:21. Diskutoni çfarë do të thotë “të [duash] … vëllanë”. Ju mund të dëshironi t’i ndihmoni fëmijët e shtëpisë t’i shkruajnë një shënim dikujt i cili nuk vjen në kishë rregullisht. Ata gjithashtu mund ta ftojnë atë person të marrë pjesë në Fillore ose të vijë në aktivitetin e ardhshëm të Fillores.