2007
Bëhu një Mjet në Duart e Perëndisë me Anë të Përgatitjes për Ardhjen e Dytë të Zotit Tonë
Tetor 2007


Mesazhi i Mësimit të Vizitave

Bëhu një Mjet në Duart e Perëndisë me Anë të Përgatitjes për Ardhjen e Dytë të Zotit Tonë

Nëpërmjet lutjes zgjidhni dhe lexoni nga ky mesazh ato shkrime të shenjta dhe mësime që u përgjigjen nevojave të motrave që i vizitoni. Tregoni përvojat dhe dëshminë tuaj. Të njëjtën gjë ftojini ta bëjnë edhe motrat që mësoni.

Si të Përgatitem për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit?

DeB 38:30: “Nëse jeni të përgatitur, ju s’do të frikësoheni.”

Plaku Dallin H. Ouks i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Katër çështje janë të padiskutueshme për Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme: (1) Shpëtimtari do të kthehet në tokë me fuqi dhe lavdi të madhe për të mbretëruar vetë gjatë një mijëvjeçari drejtësie dhe paqeje. (2) Në kohën e ardhjes së Tij do të ketë shkatërrim të të ligjve dhe ringjallje të të drejtëve. (3) Asnjë nuk e di kohën e ardhjes së Tij, por (4) besnikëve u është mësuar t’i studiojnë shenjat e saj dhe të përgatiten për të… . Ne duhet të bëjmë përgatitje si të një natyre tokësore, ashtu edhe shpirtërore për ngjarjet e profetizuara lidhur me kohën e Ardhjes së Dytë” (“Preparation for the Second Coming,” Liahona, maj 2004, faqe 7, 9).

Katlin H. Hjuz, ish-këshilltare e parë në presidencinë e përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës: “‘Ju po ngrini themelin e një vepre të madhe. Dhe nga gjëra të vogla vjen ajo që është e madhe’ (DeB 64:33; theksimi i fjalëve është shtesë)… . Vepra e madhe që dëshirojmë të bëjmë, do të burojë nga ‘gjëra të vogla’. Një nga ato gjëra të vogla, kam mësuar unë, është se duhet të gjej kohë për të plotësuar rezervuarin tim shpirtëror çdo ditë” (“Out of Small Things,” Liahona, nëntor 2004, faqe 109).

Plaku Robert D. Hejlls i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Zoti pret nga ne të jemi po aq besnikë, aq të devotshëm, aq guximtarë, sa edhe ata që kanë kaluar para nesh. Ata u thirrën të jepnin jetën e tyre për ungjillin. Ne jemi thirrur ta jetojmë jetën tonë për të njëjtin qëllim… . Të gjitha periudhat ungjillore përgatitën udhën për ardhjen e parë të Zotit dhe Shlyerjen e Tij. Po ashtu, ngjarjet historike dhe profecitë hodhën themelin për Rivendosjen e ungjillit nëpërmjet Profetit Jozef Smith. A kemi ne sy për të parë që ngjarjet dhe profecitë e kohës sonë po na përgatisin për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit?” (“Preparations for the Restoration and the Second Coming: ‘My Hand Shall Be over Thee’”, Liahona, nëntor 2005, faqe 91-92).

Si të Jem një Mjet në Duart e Perëndisë për t’i Ndihmuar të Tjerët të Përgatiten?

DeB 34:6: “[Ngrije] zërin tënd … dhe … [thirr] pendim … , duke përgatitur udhën e Zotit për ardhjen e tij të dytë.”

Presidenti Spenser W. Kimball (1895-1985): “Të jesh grua e drejtë gjatë kohës së skenave të përmbylljes në këtë tokë, para ardhjes së dytë të Shpëtimtarit tonë, është një thirrje veçanërisht fisnike. Forca dhe ndikimi i gruas së drejtë sot mund të jetë sa dhjetëfishi i asaj që mund të jetë në kohë të qeta. Ajo u vendos këtu që të ndihmojë në pasurimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e shtëpisë — e cila është institucioni bazë dhe më fisnik i shoqërisë. Institucione të tjera në shoqëri mund të lëkunden, madje edhe të dështojnë, por gruaja e drejtë mund të ndihmojë për shpëtimin e shtëpisë, e cila mund të jetë shenjtërorja e fundit dhe e vetme që disa njerëz të vdekshëm mund të njohin në mes të furtunës dhe konfliktit” (“Privileges and Responsibilities of Sisters”, Ensign, nëntor 1978, faqe 103).