2008
Mbyllen Punimet e Konferencës Gjysmëvjetore të 178të
Nëntor 2008


Mbyllen Punimet e Konferencës Gjysmëvjetore të 178të

Në konferencën e tij të parë të përgjithshme gjysmëvjetore që kur u mbështet në asamblenë solemne prillin e shkuar, Presidenti Tomas S. Monson njoftoi për pesë tempuj të rinj që do të ndërtohen nëpër botë.

Që nga prilli i vitit 2000 nuk ishte njoftuar për kaq shumë tempuj njëherësh. (Shih njoftimin shoqërues në f. 126 për më shumë informacion.)

Plaku Erl C. Tingi dhe Plaku Sheldon F. Çajld u liruan nga Kuorumi i Parë i të Shtatëdhjetëve dhe u emëruan Autoritete të Përgjithshëm nderi, si dhe Plaku Gerald N. Land dhe Plaku Robert R. Stojer u liruan nga Kuorumi i Dytë i të Shtatëdhjetëve.

Plaku Xhei E. Xhensen i të Shtatëdhjetëve u mbështet që të plotësonte vendin që u la bosh në Presidencinë e të Shtatëdhjetëve nga lirimi i Plakut Erl C. Tingi. (Shih informacionin biografik shoqërues në f. 128.)

Presidenti Monson, që festoi ditëlindjen e tij të 81 më 21 gusht, kryesoi konferencën dhe drejtoi tre nga sesionet. Ai dhe bashkëshortja e tij, Francis, festuan përvjetorin e tyre të 60 të martesës më 7 tetor.

Përveç botimit të tyre në numrat e konferencës të revistave të Kishës, punimet janë të disponueshme në internet në faqen LDS.org. Pamje filmike të të gjitha sesioneve të konferencës janë të disponueshme në gjuhën amerikane të shenjave [për shurdh-memecët] dhe në anglisht, portugalisht e spanjisht. Gjithashtu janë të disponueshme në internet materiale zanore në më shumë se 90 gjuhë dhe tekste në 30 gjuhë.