2008
Plaku Xhei E. Xhensen
Nëntor 2008


Plaku Xhei E. Xhensen

I Presidencisë së të Shtatëdhjetëve

Elder Jay E. Jensen

Pasi kishte kaluar disa ditë duke u kujdesur për një problem, ndërsa shërbente si president i Misionit Kolombia, Kali, Plaku Xhei Edvin Xhensen, i thirrur së fundmi në Presidencinë e të Shtatëdhjetëve, kujton që hapi shkrimet e tij të shenjta gjatë fluturimit të kthimit për në shtëpinë e misionit.

Një varg nga Doktrina e Besëlidhje 3:5 i tërhoqi vëmendjen: “Kujto gjithashtu premtimet që të ishin bërë.”

“Gjatë gjithë jetës ne përballemi me vështirësi, por dukej se Zoti po më kujtonte se premtimet janë gjithmonë më të mëdha,” thotë Plaku Xhensen.

Plaku Xhensen filloi të mësonte së pari për premtimet e Zotit nga prindërit e tij, Ruel Uiting dhe Etel Ote Xhensen. I lindur në Mepëllton, Juta, SHBA, më 5 shkurt 1942, ai qe i gjashti nga 10 fëmijë në një shtëpi “ku ungjilli jetohej dhe mësohej”, thotë ai.

Pasi shërbeu në Misionin Spanjollo - Amerikan nga viti 1961 deri më 1963, ai u martua me Lona Li Çajld më 1 nëntor 1963 në Tempullin e Mantit, Juta. Ata janë prindërit e gjashtë fëmijëve. Ai i mori diplomën universitare, diplomën master dhe titullin doktor në Universitetin Brigam Jang.

Pasi dha mësim në seminar, ai punoi si drejtor i programeve mësimore për seminaret dhe institutet e fesë, drejtor i trajnimit për Departamentin e Misionarëve dhe drejtor i koordinimit të shkrimeve të shenjta për Departamentin e Programeve Mësimore të Kishës.

Plaku Xhensen ka shërbyer si peshkop, këshilltar në presidencinë e QTM-së të Provos, këshilltar i lartë, udhëheqës i grupit të priftërinjve të lartë, president i Të Rinjve, mësues i Shkollës të së Dielës dhe president misioni. Ai u thirr në Kuorumim e Dytë të të Shtatëdhjetëve më 6 qershor 1992 dhe në Kourumin e Parë të të Shtatëdhjetëve më 1 prill 1995.

Ajo që ai ka mësuar nga një jetë e tërë në shërbim, ilustrohet nga ajo përvojë e hershme që pati me shkrimet e shenjta kur qe president misioni. “Ka fuqi në fjalën e Perëndisë,” thotë ai (shih Alma 31:5). Ai shpreson, ashtu si Gideoni në Librin e Mormonit, që fjalët e tij “[t’i kenë] shërbyer]” Mbretit dhe pjesëtarëve të mbretërisë së Tij (Mosia 22:4).