2008
Udhëzimet Burimore Tani Ndahen nga Revistat e Konferencës
Nëntor 2008


Udhëzimet Burimore Tani Ndahen nga Revistat e Konferencës

Udhëzimet burimore të Priftërisë Aarone dhe të Të Rejave për mësuesit, që gjendeshin më parë në botimet e konferencës së përgjithshme të Liahonës dhe Ensign, tani do të botohen veçmas dhe do të dërgohen drejtpërdrejt tek lagjet dhe degët.

“Udhëzuesit plotësojnë dhe forcojnë manualet e Priftërisë Aarone dhe të Të Rejave duke iu dhënë mësuesve fjalët më të fundit të udhëheqësve të Kishës mbi temën e mësimit,” tha Majkëll G. Madsen i Departamentit të Programeve Mësimore të Kishës.

Udhëzuesit sigurojnë material shtesë për secilin mësim në manualet e zakonshëm duke referuar ndodhi e biseda të freskëta nga udhëheqësit e tanishëm të Kishës dhe artikuj të tjerë të revistave të Kishës. Udhëzuesve të rinj iu janë shtuar pyetje, citime dhe këshilla për mësimdhënien për instruktorët, duke iu dhënë atyre më tepër materiale nga të zgjedhin. Udhëzuesit e rinj kanë për qëllim të plotësojnë e përditësojnë materialin e manualeve të tashme, jo të zëvendësojnë vetë manualet.

Udhëzuesit burimorë do të botohen tani veçmas një herë në vit. Udhëzuesit e rinj kanë katër përbërës: pyetje, burime shtesë, përvoja dhe këshilla për mësimdhënien.

Udhëzuesit e rinj shtypen në 27 gjuhë dhe ofrojnë material për mësimet e së dielës si dhe sugjerime për aktivitetet e mesjavës me të rinjtë. Këta aktivitete të mesjavës janë hartuar që të përkojnë me mësimet e së dielës, duke i dhënë të rinjve një mundësi për të provuar dhe zbatuar atë që iu kanë mësuar. Shumë nga aktivitetet ndihmojnë për të plotësuar kërkesat e Detyrës ndaj Perëndisë dhe të Përparimit Personal.

“Ne po lidhim atë që ata po mësojnë të dielën me një aktivitet mbrëmjeje javore për të ndihmuar në futjen e ungjillit në zemrat e tyre,” tha Vëllai Madsen.

Udhëheqësit e Të Rinjve dhe Të Rejave nxiten që t’i përdorin udhëzuesit e rinj me materialet e tyre të mësimdhënies. Udhëzuesit përfshijnë 11 këshilla specifike mësimdhënieje për të ndihmuar instruktorët që të planifikojnë e të paraqesin mësime më efikase.

“Nëse mësuesit i ndjekin këto informacione, ata mund ta përmirësojnë shumë mësimdhënien e tyre,” tha Vëllai Madsen.

Udhëzuesit e rinj për vitin 2009 u bënë të disponueshme së pari, nëpërmjet Shërbimeve të Shpërndarjes, më 2 shtator 2008.