2008
Mësime për Kohën Tonë
Nëntor 2008


Mësime për Kohën Tonë

Udhëzimet e mëposhtme për mësimet e Priftërisë Melkizedeke dhe Shoqatës së Ndihmës të dielën e katërt të muajit zëvendësojnë ato të materialit Informacion për Udhëheqësit e Priftërisë dhe të Organizatave Ndihmëse mbi Planin Mësimor, viti 2005 deri 2008.

Mbledhjet e Priftërisë Melkizedeke dhe të Shoqatës së Ndihmës të dielën e katërt të çdo muaji do t’i kushtohen rubrikës “Mësime për Kohën Tonë”. Të gjitha mësimet e “Mësime për Kohën Tonë” do të zhvillohen nga biseda që gjenden në botimin më të fundit për konferencën e përgjithshme të Liahonas. Këta numra botohen çdo maj dhe nëntor. Bisedat janë të disponueshme gjithashtu (në shumë gjuhë) në faqen e internetit www.lds.org.

Secili mësim mund të përgatitet nga një ose më shumë biseda. Presidentët e kunjit dhe të distriktit mund të zgjedhin se cilat biseda duhet të përdoren, ose ata mund t’ia japin këtë përgjegjësi peshkopëve dhe presidentëve të degës. Këta udhëheqës të priftërisë duhet të theksojnë vlerën që ka, që vëllezërit e Priftërisë Melkizedeke dhe motrat e Shoqatës së Ndihmës të studiojnë të njëjtat biseda në të njëjtat të diela. Mësuesit duhet të kërkojnë këshillë nga udhëheqësit e tyre në lidhje me çfarëdo theksim të veçantë.

Ata që marrin pjesë në mësimet e të dielave të katërta nxiten të studiojnë dhe të sjellin në klasë botimin e revistës së konferencës së përgjithshme më të fundit. Udhëheqësit e lagjes dhe të degës duhet të sigurojnë që gjithë anëtarët t’i kenë të disponueshme revistat e Kishës.

Sugjerime për Përgatitjen e një Mësimi nga Bisedat

  • Lutuni që Shpirti i Shenjtë të jetë me ju kur studioni dhe jepni mësim bisedën(at). Nganjëherë ju mund të tundoheni të lini mënjanë bisedat e konferencës dhe ta përgatitni mësimin duke përdorur materiale të tjera. Por bisedat e konferencës janë materiali mësimor i miratuar. Detyra juaj është të ndihmoni të tjerët të mësojnë dhe të jetojnë ungjillin siç mësohet në konferencën e përgjithshme më të fundit të Kishës.

  • Rishiheni bisedën(at), duke kërkuar parime dhe doktrina që plotësojnë nevojat e anëtarëve të klasës. Gjithashtu kërkoni ndodhì, referenca shkrimi të shenjtë dhe deklarata nga biseda(t) që do t’ju ndihmojnë të jepni mësim parimet dhe doktrinat.

  • Bëni një plan se si dëshironi të jepni mësim parimet dhe doktrinat. Plani juaj duhet të përfshijë pyetje që ndihmojnë anëtarët e klasës:

    • Të kërkojnë parime dhe doktrina në biseda(t) që po u mësoni.

    • Të mendojnë rreth kuptimit të parimeve dhe doktrinave.

    • Të ndajnë kuptimet, idetë, përvojat dhe dëshmitë e tyre për parimet dhe doktrinat.

    • Të zbatojnë këto parime dhe doktrina në jetën e tyre.

  • Rishihni kapitujt 31–32 të Teaching, No Greater Call (Mësimdhënia, S’ka Thirrje më të Madhe).

“Ajo që ka më shumë rëndësi është që anëtarët të ndiejnë ndikimin e Shpirtit, të rritin kuptueshmërinë e tyre për ungjillin, të mësojnë të zbatojnë parimet e ungjillit në jetën e tyre dhe të forcojnë zotimin e tyre për të jetuar ungjillin” (Teaching Guidebook [2001], f. 12).

Ju lutemi dërgoini komentet mbi “Mësime për Kohën Tonë” tek Curriculum Development, 50 East North Temple Street, Room 2420, Salt Lake City, UT 84150-0024, USA; e-mail: cur-development @ldschurch.org.

Muajt

Materiale për Mësimet e të Dielës së Katërt

Nëntor 2008–Prill 2009

Biseda të botuara në Liahonën* e nëntorit 2008

Maj 2009–Tetor 2009

Biseda të botuara në Liahonën* e majit 2009

  • Këto biseda janë të disponueshme (në shumë gjuhë) në faqen e internetit www.lds.org.