Mbështetja e Drejtuesve të Kishës
Propozohet që ne të mbështesim Tomas Spenser Monsonin, si profet, shikues dhe zbulues, si dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Henri Benion Ajringun, si Këshilltar të Parë në Presidencinë e Parë; dhe Diter Fridrih Uhtdorfin, si Këshilltar të Dytë në Presidencinë e Parë.
Ata që janë dakord mund ta tregojnë këtë.
Ata që janë kundër, nëse ka, mund ta tregojnë.
Propozohet që ne të mbështesim Bojd Kenet Pakerin, si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve; dhe ata që vijojnë si anëtarë të atij kuorumi: Bojd K. Paker, L. Tom Peri, Rasëll M. Nelson, Dallin H. Ouks, M. Rasëll Ballard, Jozef B. Uirthlin, Riçard G. Skot, Robert D. Hejls, Xhefri R. Holland, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk dhe D. Tod Kristoferson.
Ata që janë dakord mund ta tregojnë këtë.
Ndonjë kundër mund ta tregojë.
Propozohet që ne të mbështesim këshilltarët në Presidencinë e Parë dhe Dymbëdhjetë Apostujt si profetë, shikues e zbulues.
Të gjithë që janë dakord, ju lutem tregojeni atë.
Kundër, në qoftë se ka, me të njëjtën shenjë.
Propozohet që ne të lirojmë nga detyra Plakun Erl C. Tingi, si anëtar të Presidencisë së Kuorumit të Shtatëdhjetëshes dhe Pleqtë Erl C. Tingi e Sheldon F. Çajld si anëtarë të Kuorumit të Parë të Shtatëdhjetëshes dhe i zgjedhim ata si Autoritete të Përgjithshme nderi.
Propozohet gjithashtu që ne të lirojmë Pleqtë Gerald N. Land dhe Robert R. Stojer, si anëtarë të Kuorumit të Dytë të Shtatëdhjetëshes. Ata që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur mirënjohje këtyre Vëllezërve për shërbimin e tyre të shkëlqyer, ju lutem ta tregojnë.
Propozohet që Vëllezërit Horge A. Rojas dhe T. La Mar Slait, të lirohen nga detyra si Të Shtatëdhjetë të Zonës, duke filluar nga 1 nëntori 2008. Ata që dëshirojnë të bashkohen në një shprehje mirënjohjeje për këta Vëllezër, ju lutem ta tregojnë.
Propozohet që ne të mbështesim Plakun Xhei E. Xhensen si anëtar të Presidencisë së Kuorumit të Shtatëdhjetëshes.
Të gjithë që janë dakord, ju lutem tregojeni atë.
Ata që janë kundër, nëse ka.
Propozohet që ne të mbështesim Autoritetet e tjera të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët e Zonës dhe presidencitë e organizatave ndihmëse me përbërjen e tyre të tanishme.
Ata që janë dakord, ju lutem ta tregojnë këtë.
Ndonjë kundër mund ta tregojë këtë.
Presidenti Monson, për aq sa kam mundur të vërej, votimi në Qendrën e Konferencave ka qenë unanim.
Faleminderit, vëllezër dhe motra, për votimin tuaj mbështetës, besimin, përkushtimin dhe lutjet tuaja.