Thirrjet në Lagje ose Degë
Keqtrajtimi (Ndihma për Viktimën)


“Keqtrajtimi (Ndihma për Viktimën)”, Burimet për Këshillim (2020).

“Keqtrajtimi (Ndihma për Viktimën)”, Burimet për Këshillim.

Keqtrajtimi (Ndihma për Viktimën)

Shërbimet Telefonike të Ndihmës

Peshkopët, presidentët e degëve dhe presidentët e kunjeve duhet të marrin në telefon menjëherë shërbimin telefonik të ndihmës për udhëheqësit e Kishës çdo herë që mësojnë për raste keqtrajtimi. Ky burim jep asistencë për të ndihmuar viktimat dhe për të përmbushur kërkesat e raportimit. Shkoni te Numrat e Shërbimeve Telefonike të Ndihmës për numrin e shërbimit telefonik të ndihmës dhe për më shumë informacion.

Asnjë udhëheqës i Kishës nuk duhet ta lërë mënjanë një raportim të keqtrajtimit ose ta këshillojë një individ që të mos e raportojë veprimtarinë kriminale.

SHBA dhe Kanada

Nëse anëtarë të tjerë mësojnë për një keqtrajtim, ata duhet të kontaktojnë menjëherë autoritetet ligjore. Ata duhet të këshillohen edhe me peshkopin ose presidentin e tyre të kunjit, i cili do të marrë në telefon shërbimin telefonik të ndihmës ndaj keqtrajtimit për udhërrëfim se si t’i ndihmojë viktimat dhe të përmbushë kërkesat e raportimit.

Vendet Jashtë SHBA‑së dhe Kanadasë

Mësoni se si dhe kur duhet ta raportoni keqtrajtimin. Presidentët e kunjeve dhe peshkopët duhet të marrin në telefon menjëherë shërbimin telefonik të ndihmës për udhërrëfim nëse një i tillë është në dispozicion në vendin e tyre. Në vendet që nuk kanë shërbim telefonik të ndihmës, një peshkop i cili mëson për keqtrajtimin, duhet të vihet në kontakt me presidentin e tij të kunjit. Ai do të kërkojë udhërrëfim nga këshillimi ligjor i zonës në zyrën e zonës (shih Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (2020), 38.6.2.1, ChurchofJesusChrist.org). Anëtarët e tjerë duhet të veprojnë në pajtim me çfarëdo detyrimesh ligjore për raportimin dhe të këshillohen me peshkopët e tyre.

Keqtrajtimi Nuk Mund të Tolerohet

Keqtrajtimi është trajtimi i gabuar ose shpërfillja e të tjerëve (të tillë si një fëmijë ose një bashkëshort/e, të moshuarit ose personat me aftësi të kufizuara) në një mënyrë që shkakton dëmtim fizik, emocional ose seksual. Qëndrimi i Kishës është që keqtrajtimi nuk mund të tolerohet në asnjë formë dhe se personat që keqtrajtojnë, mbajnë përgjegjësi para Perëndisë. Pavarësisht nëse dikush dënohet ose nuk dënohet ligjërisht për keqtrajtimin, keqtrajtuesit/et i nënshtrohen disiplinës së Kishës dhe mund ta humbasin anëtarësinë e tyre në Kishë (shih Mateu 18:6; Marku 9:42; Lluka 17:2).

Përgjegjësitë kryesore të Kishës në raste keqtrajtimi janë: 1) të ndihmojë, në një mënyrë dashamirëse dhe të ndjeshme, ata që janë keqtrajtuar dhe 2) të mbrojë ata që mund të jenë të cenueshëm nga keqtrajtimi në të ardhmen. Ndërkohë që disa lloje keqtrajtimi mund të shkaktojnë dëmtim fizik, të gjitha format e keqtrajtimit ndikojnë në mendje dhe shpirt. Keqtrajtimi shpesh e shkatërron besimin dhe mund të shkaktojë pështjellim, dyshim, mosbesim, faj dhe frikë te viktima. Shihni “Recognizing Patterns of Abuse” [“Dallimi i Modeleve të Keqtrajtimit”] dhe “What are signs that someone is being abused?” [“Cilat janë shenjat që dikush po keqtrajtohet?”]

Ndihmojeni viktimën të kuptojë se ai ose ajo nuk është përgjegjës/e për veprimet e keqtrajtuesit/es dhe nuk pritet që ta durojë sjelljen keqtrajtuese.

Jini të vetëdijshëm që keqtrajtuesit mund të jenë dinakë, manipulues dhe mashtrues, prandaj varianti i tyre për ngjarjet mund të ndryshojë nga ai i viktimës. Në të gjitha rastet, para së gjithash merrni parasysh sigurinë dhe mbrojtjen e viktimës.

Udhëheqësit e Kishës nuk priten as nuk nxiten që të diagnostikojnë apo t’u sigurojnë trajtim personave që hasin vështirësi me probleme të shëndetit mendor që lidhen me keqtrajtimin. Nëse nevojitet, nxiteni personin të marrë parasysh kërkimin e ndihmës profesionale. Programi “Shërbimet Familjare” (atje ku është në dispozicion) është në gjendje të sigurojë këshillim dhe t’u ofrojë informacion udhëheqësve rreth burimeve në komunitetet e tyre.

Teksa lexoni informacionin e mëposhtëm, kërkoni frymëzim në përshtatjen e këtyre sugjerimeve me gjendjen e viktimës, e cila mund të ndryshojë nëse viktima është një bashkëshort/e, fëmijë, prind i moshuar ose person me aftësi të kufizuar.

Përpiquni të Kuptoni

3:28

Ndihma ndaj viktimës që të ndihet se po e dëgjojnë dhe kuptojnë, mund të jetë po aq e rëndësishme sa çfarëdo këshille që mund të jepni. Kur flisni me viktimat, përpiquni të tregoni dashuri dhe ndjeshmëri sikurse do të tregonte Shpëtimtari. Diskutimi për keqtrajtimin kërkon shumë kurajë nga ana e viktimës dhe ai ose ajo mund të ketë nevojë për sigurim dhe ngushëllim.

Qëndroni të qetë dhe jini të gatshëm të shpenzoni kohë për të dëgjuar për frikën, dyshimet dhe shqetësimet e viktimës. Me lutje merreni parasysh të bëni pyetje si këto që vijojnë, në mënyrë të mirësjellshme dhe të ndjeshme, që t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë gjendjen e viktimës dhe të dalloni nevojat e tij ose të saj. Sigurohuni që ta lejoni viktimën të përshkruajë gjendjen me fjalët e veta në vend që ta merrni atë në pyetje.

  • Çfarë po ndodh?

  • Sa i/e sigurt ndihesh?

  • Sa të sigurt ndihen njerëzit në praninë tënde?

  • Me kë tjetër ke folur rreth kësaj (të tillë si familjarë, prindër, udhëheqës të Kishës ose autoritete civile)?

  • Cilat janë nevojat e tua më të ngutshme?

  • A ka ndonjë gjë tjetër rreth këtij keqtrajtimi që unë duhet ta di?

Viktimat e keqtrajtimit mund të kërkojnë ndihmë nga udhëheqës të Kishës për shërim shpirtëror. Gratë dhe rinia mund të ndihen më rehat që të takohen me peshkopin ose udhëheqës të tjerë, në qoftë se kanë të pranishëm një mik/e, prind ose një udhëheqës të mirëbesuar të Kishës. Sigurohuni që viktima e di se ajo ose ai mund të ketë të pranishëm një person përkrahës.

Ndihmojeni Individin

Teksa i jepni ndihmë ose përkrahje viktimës, merrini parasysh sugjerimet vijuese. Mbani mend që të jeni të ndjeshëm dhe të dashur me sugjerimet tuaja.

Ndihmojeni personin të kuptojë se si ta fitojë shërimin nëpërmjet Shpëtimtarit dhe Shlyerjes së Tij (shih Alma 7:11–12; 2 Nefi 9:21; Doktrina e Besëlidhje 88:6).

Përgëzojeni atë që gjeti guxim të flasë rreth keqtrajtimit.

Sigurojeni sërish viktimën se ai ose ajo nuk ka nevojë të pendohet se ishte viktimë e keqtrajtimit.

Nxiteni personin të kërkojë një bekim priftërie.

Jini të ndjeshëm ndaj procesit të shërimit të vetë viktimës, i cili mund të kërkojë mjaft kohë. Mos u përpiqni ta ngutni ose diktoni procesin.

Lejojeni viktimën që t’u japë zgjidhje ndjenjave dhe sfidave të veta që lidhen me keqtrajtimin, përpara se ta këshilloni personin rreth faljes së keqtrajtuesit.

Ndihmojeni personin të ndihet i/e sigurt.

Shihni artikullin “How do I stay safe?” [“Si të qëndroj i sigurt?” për më shumë informacion.

Nxiteni viktimën t’u drejtohet për ndihmë e përkrahje njerëzve të tjerë tek të cilët ka mirëbesim, përfshirë profesionistë këshillues nëse nevojitet.

Përkraheni Familjen

Keqtrajtimi ndikon tek pjesëtarët e familjes, si edhe tek individi. Përcaktoni ndikimin mbi bashkëshorten/in ose familjen e individit dhe trajtojini ato çështje. Ashtu siç tregoni dashuri e shqetësim për viktimën, sigurohuni që të tregoni dashuri e shqetësim për pjesëtarët e familjes që mund të jenë duke hasur vështirësi ose duke ndier dhembje.

Merreni parasysh të përdorni burime të komunitetit ose ndihmë profesionale për pjesëtarët e familjes të cilët mund të kenë nevojë për këshillim ose përkrahje.

Ndihmojini pjesëtarët e familjes që të kuptojnë se si Shpëtimtari mund t’i ndihmojë ata personalisht që të shërohen (shih Alma 7:11 dhe Mateu 11:28–30).

Siguroni përkrahje të vazhdueshme për familjen e viktimës.

Përdorni Burime të Lagjeve dhe të Kunjeve

Nëse individi i keqtrajtuar ju jep leje ta diskutoni situatën me të tjerët, veproni nën drejtimin e peshkopit që të përcaktoni udhëheqës/e të lagjes ose individë të tjerë të mirëbesuar, të cilët mund të japin përkrahje, udhërrëfim dhe ndihmë të vazhdueshme. (Shih përvijimin me udhëzime “Parandalimi dhe Përgjigjja ndaj Keqtrajtimit” për më shumë informacion.)

Diskutoni me peshkopin se si ta përkrahni individin ose familjen dhe se si t’i përgjigjeni në mënyrë pozitive situatës.

Ndihmojeni viktimën të gjejë dhe kontaktojë burimet në dispozicion ose ndihmë profesionale. Shihni “Should I get professional help?” “A duhet të marr ndihmë nga profesionistët?

  • Burimet mund të përfshijnë qendra strehimi, profesionistë këshillues, shërbime mjekësore, shërbime ligjore dhe përkrahje tjetër.

  • Në varësi se sa e rëndë është gjendja e situatës dhe faktorë të tjerë, personi mund të ketë nevojë të marrë parasysh përfshirjen e autoriteteve civile ose marrjen e mbrojtjes ligjore.

Jini plot lutje dhe të ndjeshëm ndaj nevojave të viktimës dhe rreth personave që mund të caktohen si motra dhe vëllezër shërbestarë. Merreni parasysh ta përfshini viktimën në marrjen e vendimit, nëse është e përshtatshme. Disa viktima mund të ndihen më rehat me një çift shërbestar në vend të dy vëllezërve shërbestarë.

Merreni parasysh të punoni me peshkopin që të shpenzoni kohë në këshillin e lagjes ose një mbledhje tjetër për t’i trajnuar udhëheqësit/et lidhur me parandalimin dhe përgjigjen ndaj keqtrajtimit.