Thirrjet në Lagje ose Degë
Varësia


“Varësia”, Burimet për Këshillim (2020).

“Varësia”, Burimet për Këshillim.

Varësia

3:35

Varësia është një vartësi e vazhdueshme ndaj një sjelljeje ose lënde të dëmshme. Varësi e çfarëdo lloji do të thotë të dorëzohesh dhe të bëhesh i varur ndaj një substance ose sjelljeje. Varësitë mund të çojnë drejt dështimit në përmbushjen e angazhimeve të mëdha në punë, shkollë ose shtëpi. Ato mund të çojnë drejt mashtrimit dhe justifikimit të zgjedhjeve negative. Shumica e atyre që ndeshen me varësitë, ndiejnë dëshpërim dhe mungesë të madhe shprese.

Përpiquni të Kuptoni

Diskutimi për varësitë mund të jetë i vështirë dhe njerëzit mund të ndihen të cenueshëm ose të zënë ngushtë. Teksa flisni me individët, falënderojini për kurajën e tyre që t’u drejtohen të tjerëve për ndihmë. Përpiquni të tregoni dashuri dhe ndjeshmëri sikurse do të tregonte Shpëtimtari.

Me lutje merreni parasysh të bëni pyetje si këto që vijojnë, ose të flisni rreth situatës për t’ju ndihmuar që të kuptoni më mirë varësinë e personit dhe që të dalloni nevojat e tij ose të saj.

  • Tregomë për atë që po ndodh.

  • Si filloi ky problem?

  • Cila është sfida më e madhe në kapërcimin e kësaj varësie?

  • Çfarë sakrificash ke bërë për ta kapërcyer këtë sfidë? Çfarë të ka ndihmuar deri më tani?

  • Si mund të të ndihmojë Zoti për ta kapërcyer varësinë tënde?

  • Cilët njerëz të tjerë janë të informuar për këtë dhe çfarë lloj përkrahjeje po të japin ata?

Ndihmojeni Individin

Teksa e ndihmoni personin të punojë për ta kapërcyer këtë sfidë, merreni parasysh të përdorni disa nga sugjerimet më poshtë. Sigurohuni që gjithmonë të tregoni dashuri dhe përkujdes teksa punoni së bashku.

Ndihmojeni personin të bëjë një plan që t’i shmangë ose trajtojë situatat në të cilat ajo ose ai është e/i cenueshme/ëm ndaj tundimit. Rishikojeni planin rregullisht.

Mësojini personit doktrinën e lirisë së zgjedhjes dhe ndihmojeni të kuptojë se varësitë nuk e ndryshojnë identitetin tonë të përjetshëm.

  • Mësojini se çdo varësi mund të kapërcehet nëpërmjet Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit, për shkak të Shlyerjes së Tij.

  • Ndihmojeni personin të kuptojë se si Shpëtimtari mund ta aftësojë dikë për t’i kapërcyer sfidat.

  • Ndihmojeni personin të kuptojë se si mund ta aftësojë Shpëtimtari dikë për t’i kapërcyer sfidat.

  • Ndihmojeni personin të kuptojë identitetin e tij ose të saj si fëmijë i Perëndisë dhe të dallojë anët e forta, talentet dhe aftësitë e veta individuale.

Ndihmojeni personin të përcaktojë situatat më të zakonshme që e shtojnë tundimin (të tilla si situatat që provokojnë mendime dhe dëshira që lidhen me varësinë).

  • Shqyrtojini ndjenjat që qëndrojnë prapa këtyre situatave (për shembull, ndjenjat e të qenit të mërzitur, të vetmuar, të zemëruar, të stresuar apo të lodhur).

  • Merrini parasysh vendin, kohën dhe mënyrën për secilën situatë të mundshme.

Ftojeni anëtarin/en që të ndjekë një grup përkrahës vendor të Programit Riaftësimi nga Varësitë (PRV) ose një mbledhje tjetër me 12 hapa për shërimin nga varësia.

Nxiteni personin që të jetë i çiltër dhe i ndershëm rreth varësisë me bashkëshorten/in, prindërit ose pjesëtarë të tjerë të familjes së vet.

Ndihmojeni anëtarin/en që të kërkojë ndihmë nga dikush tek i cili ose e cila ka besim.

Përkraheni Familjen

Varësia ndikon tek pjesëtarët e familjes, si edhe tek individi. Kur flisni me pjesëtarë të familjes që janë ndikuar, sigurohuni që të tregoni dashuri dhe ndjeshmëri sikurse do të tregonte Shpëtimtari. Përcaktoni ndikimin mbi bashkëshorten/in ose familjen e individit dhe trajtojini ato çështje.

Fillojeni duke i ndihmuar pjesëtarët e familjes të ndiejnë se i duan dhe i dëgjojnë. Ju mund të thoni: “Kjo është një gjendje e vështirë për ta përjetuar. Si ndihesh?”

Shqyrtoni çdo frikë, shqetësim, vetëfajësim ose mungesë të mundshme mirëbesimi.

Ftojini bashkëshortin/en ose pjesëtarët e familjes që të studiojnë parimet te Support Guide: Help for Spouses and Family of Those in Recovery.

Ftojini pjesëtarët e familjes që të ndjekin një grup përkrahës vendor të Programit Riaftësimi nga Varësitë për bashkëshorten/in dhe familjen ose një grup të ngjashëm përkrahjeje.

Ndihmojini pjesëtarët e familjes që të kuptojnë se si Shpëtimtari mund t’i ndihmojë ata personalisht, pavarësisht nëse njeriu i tyre i dashur e kapërcen apo jo varësinë (shih Alma 7:11 dhe Mateu 11:28–30).

Përdorni Burime të Lagjeve dhe të Kunjeve

Merreni parasysh t’u kërkoni udhëheqësve/eve të lagjes apo individëve të tjerë të mirëbesuar që të sigurojnë përkrahje, udhërrëfim dhe ndihmë të vazhdueshme. Kërkojini leje individit përpara se ta diskutoni situatën me të tjerët.

Peshkopi mund të punojë me individin për të përcaktuar një person të mirëbesuar që të jetë këshillues për individin dhe më pas t’i nxitë ata të dy që të caktojnë synime dhe të bëjnë një plan për të punuar së bashku.

  • Këshilluesi duhet të jetë dikush me të cilin personi ndihet rehat dhe në mënyrë ideale është dikush që e ka kapërcyer të njëjtën çështje.

  • Nëse individi është minoren, peshkopi duhet të përfshijë prindërit kur përcakton një këshillues.

Shkoni te faqja në internet e Programit Riaftësimi nga Varësitë (addictionrecovery.ChurchofJesusChrist.org) për të gjetur një mbledhje vendore ku personi të marrë pjesë. Nëse nuk ekziston asnjë e tillë, merreni parasysh të kontaktoni presidentin e kunjit për të kërkuar që të fillojë një mbledhje e tillë.

Përcaktoni burime vendore që sigurojnë shërbime në harmoni me parimet e ungjillit.

  • Burimet mund të përfshijnë këshillues profesionistë, programe trajtimi dhe agjenci qeveritare.

  • Personi gjithashtu mund të ketë nevojë për ndihmë mjekësore shtesë. Merreni parasysh të siguroni një vlerësim profesional për të përcaktuar nivelin e duhur të përkujdesit.