Thirrjet në Lagje ose Degë
Si mund ta përkrah ndryshimin?


“Si mund ta përkrah ndryshimin?” Burimet për Këshillim (2020).

“Si mund ta përkrah ndryshimin?” Burimet për Këshillim.

Burimet për Këshillim

Si mund ta përkrah ndryshimin?

Peshkopët kanë përgjegjësinë e shenjtë që të jenë gjykatës në Izrael, që t’i ndihmojnë anëtarët për t’i forcuar marrëdhëniet e tyre me Perëndinë dhe që të veprojnë si mësues shpirtërorë. Individët janë përgjegjës për ta forcuar marrëdhënien e tyre me Perëndinë nëpërmjet pendimit dhe faljes. Individët, jo udhëheqësit e Kishës, kanë përgjegjësinë për të zbuluar atë që mund të kërkohet për ta ndryshuar sjelljen e tyre të padëshirueshme. (Shih “Përcaktimi dhe të Kuptuarit e Ndikimeve” në pjesën “Trajtimi i Pornografisë” te ChurchofJesusChrist.org.) Kjo mund të kërkojë zbulesë vetjake të marrë nëpërmjet studimit dhe lutjes. Anëtarët janë gjithashtu përgjegjës që të kuptojnë dhe trajtojnë dhembjen që u ka shkaktuar vetë atyre dhe të tjerëve përdorimi nga ana e tyre i pornografisë

Kur i ndihmoni anëtarët që të përpiqen fort për falje, përqendrohuni te mësimdhënia dhe theksimi i:

  • Doktrinës

  • Lirisë së Zgjedhjes dhe Përgjegjshmërisë

  • Ushtrimit Vazhdimisht të Besimit

  • Këmbënguljes

Doktrina

Doktrina e Shlyerjes së Jezu Krishtit është thelbësore për të kuptuar se si të pendohemi dhe të marrim falje. Ndihma ndaj anëtarëve që të kuptojnë Jezu Krishtin dhe rolin e Tij në jetën e tyre, është jetike për ndryshimin. Ju do të udhërrëfeheni për mënyrën se si t’i jepni mësim më së miri këto dhe të vërteta të tjera. Po këto koncepte janë gjithashtu qendrore në dhënien e shërbesës ndaj bashkëshorteve/ëve dhe të tjerëve që janë lënduar nga sjellja. Merreni parasysh të rishikoni faqet vijuese tek Temat e Ungjillit:

  • Shlyerja e Jezu Krishtit

  • Falja

  • Pendimi

Liria e Zgjedhjes dhe Përgjegjshmëria

Nxiteni individin të jetë i përgjegjshëm për zgjedhjet e veta. Individi ka nevojë të kuptojë se kur rrëfimi është i domosdoshëm. Një rrëfim ndaj bashkëshortes/it së vet, prindërve (nëse një fëmijë i mitur jeton në shtëpi) ose peshkopit shpesh ndihmon në shkuarjen përpara. Mund të kërkojë disa orvatje për të folur përpara se një individ të përgatitet që të jetë tërësisht i çiltër dhe i vërtetë rreth sjelljes në të shkuarën. Ushtroni durim gjatë këtij procesi, duke treguar ndjeshmëri, dashuri e ngrohtësi, për t’i frymëzuar dhe nxitur individët që të jenë tërësisht të ndershëm. Mos e turpëroni ose detyroni dikë që të rrëfehet përpara se ai ose ajo të jetë gati.

Peshkopët dhe presidentët e degëve duhet të shqyrtojnë te Manuali i Përgjithshëm, 32.8.2, për më shumë ndihmë. Ndihmojeni individin të kuptojë se ai ose ajo është fëmijë i Perëndisë dhe se përdorimi i pornografisë është një sjellje që nuk është në përputhje me atë identitet hyjnor.

Ushtrimi i Besimit

Lutja dhe studimi i rregullt i shkrimeve të shenjta janë thelbësore në zhvillimin e besimit tek Ati Qiellor dhe te Jezu Krishti. Ushtrimi i besimit te Jezu Krishti është i domosdoshëm për të përjetuar një ndryshim të madh të zemrës. Lutjet e ofruara me qëllim të vërtetë mund t’i çojnë individët që të kërkojnë falje nga Perëndia dhe nga ata që janë lënduar. Individët gjithashtu mund të marrin forcë të madhe nga studimi i udhëzimit të marrë nga konferenca e përgjithshme dhe artikujt në revistat e Kishës që i trajtojnë këto tema.

Individi duhet të besojë se ai ose ajo mund të ndryshojë. Jini pozitivë dhe rishikojini parimet e besimit tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Nxitini adhurimin në Shabat, shërbimin ndaj të tjerëve dhe sjellje të tjera që janë në përputhje me karakterin e Krishtit.

Këmbëngulja

Individi duhet të kërkojë zbulesë vetjake në zhvillimin e planeve për të trajtuar përdorimin e pornografisë. Secili individ duhet të marrë parasysh nevojat e veta të pashoqe në përcaktimin e zgjidhjeve dhe çfarë udhe veprimi të ndërmarrë. Ndërkohë që ndalimi i përdorimit të pornografisë është një synim i rëndësishëm, nxiteni individin të përqendrohet në kërkimin e tipareve si të Krishtit dhe bërjen një dishepull i Jezu Krishtit i kthyer në besimin tek Ai. Faqet vijuese në faqen në internet Trajtimi i Pornografisë mund të jenë të dobishme për anëtarët në këtë proces:

Vazhdimisht kujtojini anëtarët se ndryshimi është një proces që kërkon kohë. Gjithashtu mund t’ju nevojitet të vini në dukje se ndërmarrja e përgjegjësisë vetjake, kryerja e përpjekjes së vazhdueshme dhe dallimi i dhembjes që krijon përdorimi i pornografisë, janë të gjitha pjesë të rivendosjes së mirëbesimit me bashkëshorten e tij ose bashkëshortin e saj, prindërit ose pjesëtarë të tjerë të familjes. Nuk është e pazakonshme që të përjetohen kthime mbrapa. Nxiteni individin të jetë i ndershëm që t’ua raportojë këto kthime mbrapa bashkëshortes/it ose prindërve të vet, të mësojë prej tyre dhe me të shpejtë të kthehet te zakone të shëndetshme.