Thirrjet në Lagje ose Degë
Konflikti Martesor


“Konflikti Martesor”, Burimet për Këshillim (2020).

“Konflikti Martesor”, Burimet për Këshillim.

Konflikti Martesor

Martesat e suksesshme të përjetshme ngrihen mbi një themel besimi në Zotin Jezu Krisht dhe besnikërie ndaj mësimeve të Tij.

Si në çdo lloj marrëdhënieje, në martesë do të ketë konflikte. Por nganjëherë çiftet përballen me mosmarrëveshje në mënyra që e dobësojnë forcën e marrëdhënies së tyre dhe janë dëmtuese për të dy partnerët. Si udhëheqës, ju duhet t’i përkrahni përpjekjet e vetë çiftit për ta zgjidhur konfliktin, në vend që të përpiqeni ta zgjidhni atë vetë. Nxitni përgjegjshmëri dhe ndershmëri në mënyrë që bashkëshorti dhe bashkëshortja të mund të marrin udhërrëfim dhe aftësi dalluese nga Fryma e Shenjtë.

Përpiquni të Kuptoni

Të ndihmuarit e secilit partner në martesë që të ndihet se po dëgjohet e kuptohet, mund të jetë po aq i rëndësishëm sa çfarëdo këshille që mund të jepni. Kur flisni me bashkëshortin e bashkëshorten, sigurohuni të tregoni dashuri dhe ndjeshmëri sikurse do të tregonte Shpëtimtari. Me lutje merreni parasysh që t’i bëni bashkëshortit dhe bashkëshortes pyetje të tilla si ato që vijojnë, në mënyrë të mirësjellshme dhe të dashur, që t’ju ndihmojnë të vëzhgoni dhe kuptoni më mirë gjendjen dhe të dalloni nevojat. Jini i gatshëm që të gjeni kohë thjesht për të dëgjuar.

  • Përmes çfarë gjërash po kaloni pikërisht tani?

  • Për çfarë je më i/e shqetësuar në martesën tënde?

  • Si ndihesh për besëlidhjet e tua të martesës?

  • Sa i/e çiltër ke qenë ose je i/e gatshëm/e të jesh për ta diskutuar këtë problem me bashkëshorten/in tënde?

  • A je lloji i personit dhe bashkëshortit/es që dëshiron të jesh?

  • Çfarë po bën për ta përmirësuar marrëdhënien tënde me Atin tënd Qiellor?

  • Si mund të jesh duke kontribuar ndaj konfliktit në martesën tënde?

  • Cilat parime të ungjillit mund të sigurojnë zgjidhje për problemin?

  • Çfarë je i/e gatshëm/me të bësh për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit?

  • Cilat gjëra nevojitet t’i falësh ose për cilat gjëra ke nevojë të marrësh falje në marrëdhënien tënde?

  • Çfarë burimesh të përkrahjes ose burimesh të tjera ke për të të ndihmuar?

  • Çfarë mund të bësh që t’i drejtohesh Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit, dhe ta përdorësh fuqinë e hirit të Tij?

Ndihmojeni Individin

Teksa e ndihmoni çiftin, sigurohuni që pjesëtarët e tij e kuptojnë përgjegjësinë e tyre për të gjetur zgjidhje për sfidat e tyre. Si të jetë e përshtatshme, shprehni dashurinë dhe shqetësimin tuaj për çiftin teksa merrni parasysh disa nga sugjerimet vijuese.

Theksoni përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë individuale që ka çdo partner në marrëdhënien martesore. Bashkëshortët/et që e vlerësojnë ndershmërisht sjelljen e tyre dhe që menjëherë ndërmarrin hapat e nevojshëm për t’u penduar dhe përmirësuar, mund të përjetojnë shërim në martesat e tyre.

  • Ndihmojini bashkëshortin dhe bashkëshorten të kuptojnë se askush nuk mund ta ndryshojë dikë tjetër, por me besim, përpjekje dhe ndihmën e Perëndisë, çdo person mund të pësojë ndryshim të zemrës së vet.

    Nxitini bashkëshortin dhe bashkëshorten që t’i shmangen kërkesës për t’i bërë gjërat sipas mënyrës së tij ose të saj, të folurit me superioritet moral apo kërkimit të përligjjes.

    Ndihmojini bashkëshortin dhe bashkëshorten që të marrin parasysh se si mund të ndihet personi tjetër në këtë marrëdhënie dhe të punojnë për të zhvilluar ndjeshmëri. Ftojini t’i diskutojnë së bashku vështirësitë e tyre.

Ndihmojeni çiftin të marrë parasysh atë që ata mund të jenë duke e mbajtur përbrenda kundër bashkëshortit ose bashkëshortes, gjë të cilën nevojitet ta harrojnë.

Sigurohuni që bashkëshorti dhe bashkëshortja ndihen të sigurt aq sa ta diskutojnë hapur konfliktin martesor. Nganjëherë një bashkëshort/e mund të qëndrojë në heshtje në vend që të përfshihet drejtpërsëdrejti, sepse ai ose ajo nuk ndihet i/e sigurt fizikisht ose emocionalisht.

  • Ndihmojeni bashkëshortin dhe bashkëshorten të kuptojnë se ai ose ajo mund të marrë frymëzimin që të caktojë kufij të qartë në marrëdhënien martesore dhe në shtëpi.

  • Bëjeni të qartë që bashkëshorti dhe bashkëshortja janë përgjegjës vetëm për sjelljen e tyre vetjake dhe se ai ose ajo nuk duhet të durojë sjellje keqtrajtuese.

  • Nëse viheni në dijeni për ndonjë keqtrajtim, kontaktoni autoritetet civile. Një shërbim telefonik i ndihmës është gjithashtu në dispozicion për peshkopin. Referojuni burimit Keqtrajtimi (Ndihma për Viktimën) dhe burimit Keqtrajtimi (Ndihma për Keqtrajtuesin).

Nëse partnerët në një martesë kanë nevojë për ndihmë shtesë, nxitini të marrin ndihmë profesionale së bashku kurdoherë që është e mundur, që të parandalohet ndonjë keqkuptim midis tyre dhe që të nxitet ndershmëri e plotë.

Përkrahni Çiftin dhe Familjen

Konfliktet martesore ndikojnë tek të gjithë pjesëtarët e familjes. Përcaktoni ndikimin që ka konflikti mbi pjesëtarë të tjerë të familjes dhe trajtojini çështjet domethënëse që rrjedhin nga konflikti.

Përkrahni modele të shëndetshme të komunikimit (shih “Communicating with Love” [“Komunikimi me Dashuri”], Strengthening Marriage: Resource Guide for Couples [2006], f. 4, 7).

  • Ndihmojini pjesëtarët e çiftit që të dallojnë dhe të ndryshojnë modelet negative dhe shkatërruese të komunikimit, të tilla si të kritikuarit ose të trajtuarit e njëri‑tjetrit me përçmim.

  • Nxitini bashkëshortët/et që të jenë të shpejtë për të falur dhe për të kërkuar falje nga njëri‑tjetri.

  • Ndihmojini çiftet që të përdorin mesazhet “unë” në vend të mesazheve “ti”. Për shembull, “Ndihem i/e pasigurt dhe pa dashuri kur nuk më kthen përgjigje” në vend të “Ti nuk më do”. Ose “Ndiej gjithmonë sikur nuk i plotësoj ato që ti pret nga unë” në vend të “Më bën të ndihem sikur asnjëherë nuk bëj dot diçka siç duhet”.

Këshillojini bashkëshortët dhe bashkëshortet që ta trajtojnë njëri‑tjetrin si partnerë të barabartë.

  • Nxitini bashkëshortin dhe bashkëshorten që të jenë të ndershëm, të çiltër dhe plot respekt ndaj njëri‑tjetrit.

  • Nxitini bashkëshortin dhe bashkëshorten që të tregojnë dhe të lejojnë të përdoret informacion i rëndësishëm dhe domethënës.

  • Nxitini bashkëshortin dhe bashkëshorten që të marrin vendime njëzëri si çift.

  • Nxitini bashkëshortin dhe bashkëshorten që t’u shmangen zakoneve kulturore ose historike në të cilat bashkëshorti/ja mbisundon dhe e trajton tjetrën/in në çfarëdo mënyre si partner/e të dorës së dytë në martesë. Këto zakone janë në kundërshtim me parimet e ungjillit dhe bashkëshortët/et duhet t’i zëvendësojnë me modele të drejta sjelljeje.

Ndihmojini pjesëtarët e çiftit që t’i vlerësojë modelet e tyre të besimit, kufijtë familjarë dhe zakone të tjera.

  • Diskutoni për frekuentimin e mbledhjeve të Kishës nga familja, mbrëmjen e përjavshme të shtëpisë, lutjen dhe studimin vetjak e familjar të shkrimeve të shenjta, si dhe ngrënien si familje të vakteve ushqimore.

  • Diskutoni se si përdorimi nga bashkëshortët/et i mediave dhe mjeteve elektronike mund të ndikojë në marrëdhënien e tyre.

  • Këshillojeni çiftin që të caktojë kufij për mediat e komunikimit dhe ato shoqërore, si dhe për përdorimin e mjeteve elektronike. Nxitini partnerët që t’ia tregojnë njëri‑tjetrit fjalëkalimet, ta mbajnë transparent përdorimin e mediave shoqërore dhe t’i shmangen çfarëdo përvoje të fshehtë në internet.

  • Nxiteni bashkëshortin dhe bashkëshorten që t’i shmangen lidhjes me të tjerët në mënyra që mund ta tradhtojnë mirëbesimin e shenjtë të partneres ose partnerit apo që kanë pamje të papërshtatshme.

Nëse ka fëmijë në familje, ata mund të ndihen të stresuar dhe plot ankth rreth marrëdhënies së prindërve. Ndihmojini për vështirësitë me të cilat mund të përballen.

  • Ndihmojini çiftet të kuptojnë ndikimin që mosmarrëveshjet dhe konflikti plot grindje kanë te fëmijët e tyre.

  • Nxitini pjesëtarët e çiftit që t’ua bëjnë të ditur fëmijëve të tyre çfarëdo konflikti martesor që po shtohet; kjo do të ndihmojë për t’u siguruar që fëmijët e tyre nuk janë lënë që t’i trajtojnë vetë efektet e konfliktit.

  • Ftojini bashkëshortin dhe bashkëshorten të diskutojnë me secilin prej fëmijëve të tyre veç e veç, me terma të përshtatshme për moshën, atë që çifti po bën për ta trajtuar konfliktin.

  • Nëse viheni në dijeni për keqtrajtimin e një fëmije ose për dhunë në familje, menjëherë kontaktoni autoritetet civile. Peshkopi ka edhe një shërbim telefonik të ndihmës të cilin mund ta marrë në telefon për asistencë lidhur me këto situata.

Ftojini pjesëtarët e çiftit të përcaktojnë burimet ekzistuese që mund t’i ndihmojnë ta përmirësojnë marrëdhënien e tyre me njëri‑tjetrin dhe me fëmijët e tyre.

  • Ftojini pjesëtarët e çiftit të bëjnë një listë të talenteve, aftësive, marrëdhënieve, burimeve, pjesëtarëve të familjes dhe burimeve të tjera që çifti mund t’i përdorë për të trajtuar konfliktin martesor.

  • Këshillojeni çiftin që të shmangë përfshirjen e burimeve ose të njerëzve në njërën palë të konfliktit apo në një argument të veçantë.

Përdorni Burime të Lagjeve dhe të Kunjeve

Pasi të merrni lejen e çiftit që ta diskutoni situatën me të tjerët, merreni parasysh t’u kërkoni udhëheqësve/eve të lagjes ose njerëzve të tjerë të mirëbesuar që të sigurojnë përkrahje, udhërrëfim dhe ndihmë të vazhdueshme.

Merrni parasysh të krijoni klasa shtesë jashtë mbledhjeve të Kishës ose të keni një këshillues që të takohet më vete me çiftin duke përdorur kurset Forcimi i Martesës dhe Forcimi i Familjes, si edhe materialet e kurseve.

Nën drejtimin e peshkopit, përcaktoni një çift të mirëbesuar që mund të jetë këshilluesi i këtij çifti dhe përkrahja e tyre. Në mënyrë ideale, ky çift do të ketë trajtuar me sukses një sfidë të ngjashme, por cilido çift i pjekur shpirtërisht dhe që ka dhembshuri mund të japë përkrahje përkujdesëse.

Merreni parasysh ta referoni çiftin për ndihmë ose këshillim profesional. Përcaktoni burime vendore që sigurojnë shërbime në harmoni me parimet e ungjillit.

  • Programi Shërbimet Familjare (atje ku është në dispozicion) është në gjendje të japë këshillim për udhëheqësit dhe të ofrojë sugjerime rreth burimeve në komunitetin tuaj.