“Kur të Merrni Parasysh Ndihmë nga Profesionistët”, Burimet për Këshillim (2020).
“Kur të Merrni Parasysh Ndihmë nga Profesionistët”, Burimet për Këshillim.
Kur të Merrni Parasysh Ndihmë nga Profesionistët
Udhëheqësit e Kishës nuk pritet, as nuk nxiten që të jenë ekspertë të shëndetit mendor. Prapëseprapë individët që vuajnë nga këto sëmundje, shpesh u drejtohen udhëheqësve të tyre për ndihmë që të dinë se çfarë të bëjnë.
Ndërkohë që pothuajse çdo njeri do të përjetojë njëfarë aspekti të sfidave të shëndetit mendor në kohë të ndryshme të jetës, sfidat mund të jenë ligështuese. Personat me forma të lehta të disa sfidave shpesh do t’u përgjigjen sugjerimeve të përvijuara në botimin Përshtatja ndaj Jetës Misionare (broshurë, 2013). Edhe pse ky burim u përgatit për misionarët, ai ndihmon që të përcaktohen mënyrat se si cilido person mund t’u përgjigjet sfidave. Përveç kësaj, përkrahja dashamirëse nga ju, pjesëtarët e familjes dhe të tjerët mund ta ndihmojë individin përmes një sfide të shëndetit mendor.
Megjithatë, nëse personi nuk u përgjigjet këtyre metodave, një profesionist i shëndetit mendor mund të nevojitet për të dhënë një diagnozë të saktë.
Më poshtë janë disa çështje të shëndetit mendor që mund të kërkojnë vlerësim nga një profesionist i shëndetit mendor dhe që anëtarët dhe udhëheqësit e Kishës mund t’i hasin në lagjet ose degët e tyre:
-
Mendime ose orvatje për të vrarë veten
-
Gjendje e zgjatur dëshpëruese
-
Paaftësi për të funksionuar në detyra të përditshme thelbësore
-
Dëshpërim, mungesë shprese, urrejtje e vetvetes
-
Prerje, gjymtim, dëmtim i vetvetes
-
Frikë e tepruar ndaj shtimit në peshë; humbje ose shtim i madh apo ekstrem në peshë
-
Sjellje ose e folur e pakontrolluar me fiksim ose përsëritje
-
Mendime ose impulse ngulmuese ose të herëpashershme
-
Rrëfime të përsëritura të çështjeve të vogla
-
Frikë, panik ose mendime të pakontrolluara plot ankth
-
Izolim
-
Gjendje ekstreme ose ndryshime në personalitet
-
Paranojë, mani, dëgjim zërash
-
Sjellje e rrezikshme seksuale
-
Sjellje të paqëndrueshme (të zemëruara, të dhunshme, kundërvënëse)
Në këto dhe situata të tjera shqetësuese merreni parasysh këshillimin profesional si një alternativë të mundshme (shih “Këshillimi dhe Terapia Profesionale”, Manuali i Përgjithshëm, 31.2.6). Udhëheqësit e Kishës mund të këshillohen me programin Shërbimet Familjare (atje ku është në dispozicion) ose me zyrën e zonës që të dinë se si ta ndihmojnë individin dhe të gjejnë burime.