Thirrjet në Lagje ose Degë
Kthimi në Shërbim


“Kthimi në Shërbim”, Burimet për Këshillim (2020).

“Kthimi në Shërbim”, Burimet për Këshillim.

Kthimi në Shërbim

Misionarët që vijnë herët në shtëpi, mund të dëshirojnë të kthehen në shërbimin misionar ose të gjejnë mundësi të tjera për të shërbyer. Në këto raste, merrni në shqyrtim mundësitë vijuese:

1. Kthimi në një mision predikues me kohë të plotë.

Është shumë e rëndësishme që misionari/ja të marrë në shqyrtim me kujdes arsyen për lirimin herët të tij ose të saj dhe mundësinë e rishfaqjes së problemeve, nëse kthehet në mision. Shpesh, kur misionarët vijnë herët në shtëpi, stresi i misionit pakësohet dhe përmirësohen kushtet e shëndetit të tyre mjekësor ose mendor. Mbani mend që kërkesat dhe faktorët stresues të një misioni shpesh i përkeqësojnë këto kushte.

Siç dha mësim Presidenti Gordon B. Hinkli: “Shëndeti i mirë fizik dhe mendor është jetik. … Çfarëdo sëmundjeje ose mangësie fizike apo mendore që ka një misionar kur ai vjen në mision, vetëm bëhet më e acaruar për shkak të stresit të punës. … Na nevojiten misionarë, por ata duhet të jenë të aftë për të bërë punën. … Duhet të ketë shëndet e forcë, si fizike ashtu edhe mendore, sepse puna është me kërkesa, orët janë të gjata dhe stresi mund të jetë i rëndë” (“Missionary Service”, First Worldwide Leadership Training Meeting, 11 janar 2003, f. 17–18). Personi ka nevojë që të jetë i sigurt se ajo ose ai është e/i aftë në përballimin e gjendjes kur të kthehet në fushën e misionit. Kthimi në një mision predikues kërkon që presidenti i kunjit t’i dërgojë sa vijon Sektorit të Misionarëve:

  • Një letër nga presidenti i kunjit që kërkon kthimin dhe tregon se misionari/ja është i/e denjë të shërbejë, se të gjitha problemet që lidheshin me lirimin, janë zgjidhur përfundimisht dhe se ai e ka intervistuar misionarin/en dhe që të dy, ai dhe misionari/ja, e ndiejnë se ai ose ajo është në gjendje të funksionojë me efektshmëri në fushën e misionit.

  • Një letër nga misionari/ja që shpreh ndjenjat e tij ose të saj rreth kthimit në shërbimin misionar.

  • Një letër nga profesionisti kurues, për ata që u kthyen në shtëpi për arsye të shëndetit mjekësor ose mendor, që përshkruan gjendjen, kurimin e dhënë, reagimin ndaj kurimit, ilaçet ose ndonjë kurim tjetër që mund të kërkohet në fushën e misionit dhe një vlerësim për aftësinë e misionarit/es që të funksionojë nën kërkesat rigoroze të shërbimit misionar dhe në një dyshe misionare.

  • Formularët e përditësuar mjekësorë dhe dentarë do të kërkohen nëse misionari është liruar prej më shumë se një viti.

2. Misione shërbimi (MS).

Mundësitë për të shërbyer në pozicione të ndryshme dhe për kohëzgjatje të ndryshme mund të jenë diçka për t’u marrë parasysh. Ju lutemi, drejtojuni faqes në internet ChurchofJesusChrist.org/service-missionary për më shumë informacion.

3. Thirrje të tjera.

Në zona ku mundësitë për misionarë shërbimi nuk janë në dispozicion, ose kur ky nuk do të ishte një caktim i përshtatshëm për misionarin/en, merreni parasysh të jepni një thirrje si misionar/e në lagje apo si punonjës tempulli ose të përcaktoni një mundësi vullnetare të përshtatshme vendore.