“Mesazhi i Mirëseardhjes”, Për Forcën e Rinisë, maj 2021.
Sesioni i Paradites të së Shtunës
Mesazhi i Mirëseardhjes
Pjesë të Shkëputura
Vëllezërit, motrat dhe miqtë e mi të dashur nga e gjithë bota, ju uroj personalisht mirëseardhjen në këtë konferencë të përgjithshme. …
Ky vit i fundit ka qenë një vit për t’u shënuar. Pa dyshim që secili nga ne ka mësuar gjëra që nuk i dinte më parë. Disa mësime që i dija më parë, janë shkruar në zemrën time në mënyra të reja dhe udhëzuese.
Për shembull, unë e di me siguri se Zoti i drejton punët e Kishës së Tij. …
Gjithashtu tani e kuptoj më mirë se çfarë donte të thoshte Ai kur tha: “Vini re, unë do ta përshpejtoj veprën time në këtë kohë” [Doktrina e Besëlidhje 88:73]. …
… Gjatë këtij viti të kaluar, shumë prej jush e kanë rritur ndjeshëm studimin e ungjillit në shtëpitë e tyre. Unë ju falënderoj dhe do t’ju falënderojnë edhe fëmijët tuaj. …
Pjesë e mbledhjes së Izraelit, dhe një pjesë shumë e rëndësishme, është detyra që ne si njerëz të jemi të denjë dhe të gatshëm që të ndihmojmë të përgatitet bota për Ardhjen e Dytë të Zotit.
Ndërsa i dëgjojmë mesazhet që janë përgatitur me kujdes nga udhëheqësit tanë nën drejtimin e Frymës së Shenjtë, ju ftoj të luteni për të përcaktuar mbeturinat që duhet të hiqni nga jeta juaj që të mund të bëheni më të denjë.
… Mirë se vini në konferencën e përgjithshme dhe në privilegjin për të dëgjuar zërin e Zotit!