“Tempullin Shum’ Dua t’Shoh”, Për Forcën e Rinisë, maj 2021.
Sesioni i Paradites të së Shtunës
Tempullin Shum’ Dua t’Shoh
Pjesë të Shkëputura
E di se tempujt e Zotit janë vende të shenjta. Qëllimi im sot për të folur për tempujt është që të shtoj dëshirën tuaj dhe timen për të qenë të denjë dhe gati për mundësitë e shtuara për përvoja tempulli që po na vijnë. …
Nëse ju apo unë do të shkonim në tempull jo mjaftueshëm të pastër, ne nuk do të ishim në gjendje të shihnim, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë, mësimin shpirtëror rreth Shpëtimtarit që mund ta marrim në tempull.
Kur jemi të denjë për të marrë një mësim të tillë, aftësia për të ndier shpresë, gëzim dhe optimizëm gjatë gjithë jetës sonë, mund të rritet nëpërmjet përvojës sonë në tempull. Kjo shpresë, ky gëzim dhe optimizëm janë në dispozicion vetëm nëpërmjet pranimit të ordinancave që kryhen në tempujt e shenjtë. Tempulli është vendi ku ne mund të marrim sigurinë për lidhjet e dashura familjare që do të vazhdojnë pas vdekjes dhe do të zgjatin në përjetësi. …
… Dhe ne e dimë që lumturia jonë e përjetshme varet nga bërja e më të mirës nga ana jonë për t’ua ofruar të njëjtën lumturi të qëndrueshme sa më shumë prej të afërmve tanë që është e mundur.
Ndiej të njëjtën dëshirë që t’ia dal për t’i ftuar pjesëtarët e gjallë të familjes, që të dëshirojnë të bëhen të denjë për të marrë dhe për të nderuar ordinancat vulosëse të tempullit. Kjo është pjesë e mbledhjes së premtuar të Izraelit në ditët e fundit në të dyja anët e velit.