2021
Jo si e Jep Bota
Maj 2021


“Jo si e Jep Bota”, Për Forcën e Rinisë, maj 2021.

Sesioni i Pasdites të së Shtunës

Jo si e Jep Bota

Pjesë të Shkëputura

Jezu Krishti si Bariu i Mirë

Dhuna dhe konflikti do të jenë një tipar karakteristik i marrëdhënieve në ditët e fundit. …

Vëllezër e motra, ne shohim vërtet tepër shumë konflikt, zemërim dhe mungesë qytetarie në përgjithësi përreth nesh. …

… Në këtë Pashkë le të përpiqemi të ushtrojmë paqe në mënyrë vetjake, duke i vënë në zbatim hirin dhe balsamin shërues të Shlyerjes së Zotit Jezu Krisht për veten tonë dhe familjet tona dhe për të gjithë ata që mund t’i ndihmojmë përreth nesh.

… Na nevojiten ato që shkrimet e shenjta i quajnë “fuqitë e qiellit” dhe që t’i përdorim këto fuqi, ne duhet të jetojmë sipas atyre që po të njëjtat shkrimet të shenjta i quajnë “parime të drejtësisë” [Doktrina e Besëlidhje 121:36]. …

… Parimet e drejtësisë përfshinin virtyte të tilla si durimi, durueshmëria, zemërbutësia dhe dashuria e pashtirur. Në mungesë të atyre parimeve, është e sigurt që ne përfundimisht do të përballeshim me mosmarrëveshje dhe armiqësi. …

… Nesër është Pashkë, një kohë që parimet e drejta të ungjillit të Jezu Krishtit dhe Shlyerja e Tij të “kalojnë mbi” – të kalojnë mbi konfliktin dhe grindjen, të kalojnë mbi dëshpërimin e shkeljen dhe më së fundi të kalojnë mbi vdekjen. …

Pavarësisht nga tradhtia e dhembja, keqtrajtimi e mizoria, ndërkohë që mbante të gjitha mëkatet dhe pikëllimin e grumbulluar të familjes njerëzore, Biri i Perëndisë së Gjallë hodhi vështrimin në shtegun e gjatë të vdekshmërisë, na pa këtë fundjavë dhe tha: “Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë” [Gjoni 14:27]. Paçi një Pashkë të bekuar, të gëzueshme dhe me paqe!