2021
Vend në Han
Maj 2021


“Vend në Han”, Për Forcën e Rinisë, maj 2021.

Sesioni i Paradites të së Shtunës

Vend në Han

Pjesë të Shkëputura

Samaritani i mirë

Në këtë periudhë Pashke, Jezu Krishti na fton të bëhemi si Ai, një samaritan i mirë, që ta bëjmë Hanin e Tij (Kishën e Tij) një strehë ku gjithkush të mbrohet nga vurratat dhe stuhitë e jetës. …

Teksa vijmë me Samaritanin e Mirë në Han, ne mësojmë pesë gjëra rreth Jezu Krishtit dhe vetes sonë.

Së pari, ne vijmë në Han ashtu siç jemi, me të metat dhe papërsosuritë që kemi secili. Prapëseprapë, ne të gjithë kemi diçka të nevojshme për ta kontribuar. Udhëtimi ynë drejt Perëndisë shpesh gjendet kur jemi bashkë me të tjerët. …

Së dyti, Ai na nxit ta bëjmë Hanin e Tij një vend hirësie dhe hapësire, ku çdo njeri mund të mblidhet, ku ka vend për të gjithë. Si dishepuj të Jezu Krishtit, të gjithë njerëzit janë të barabartë, pa grupe të dorës së dytë. …

Së treti, në Hanin e Tij, ne mësojmë se përsosja është te Jezu Krishti, jo te perfeksionizmi i botës. … Ai e fton secilin prej nesh që të jetë një samaritan i mirë, më pak gjykues dhe më falës ndaj vetes dhe njëri‑tjetrit. …

Së katërti, … Ai na sjell te Hani i Tij dhe gjithashtu te shtëpia e Tij – tempulli i shenjtë … ku … Samaritani i Mirë mund të na pastrojë dhe veshë, të na përgatitë për t’u kthyer në praninë e Perëndisë dhe të na bashkojë përjetësisht në familjen e Perëndisë. …

Së fundi, së pesti, ne ngazëllehemi që Perëndia i do fëmijët e Tij në formimet dhe rrethanat e tyre të ndryshme, në çdo komb, fis dhe gjuhë, me vend për të gjithë në Hanin e Tij. …

Samaritani ynë i Mirë premton se do të kthehet. Mrekullitë ndodhin kur kujdesemi për njëri‑tjetrin ashtu siç do ta bënte Ai.