2021
Padrejtësia Ndërkryese
Maj 2021


“Padrejtësia Ndërkryese”, Për Forcën e Rinisë, maj 2021.

Sesioni i Pasdites të së Shtunës

Padrejtësia Ndërkryese

Pjesë të Shkëputura

Pamja
Jezu Krishti

Padrejtësia mund të duket e papajtueshme me realitetin e një Ati të mirë dhe të dashur Qiellor. Prapëseprapë Ai është i vërtetë, Ai është i mirë dhe Ai e do secilin prej fëmijëve të Tij në mënyrë të përsosur. …

Disa lloje padrejtësish nuk mund të shpjegohen; padrejtësia e pashpjegueshme është ndërkryese. … Jeta në vdekshmëri në mënyrë të natyrshme është e padrejtë. …

… Unë ju shpall me gjithë zemrën time plot dhembje se Jezu Krishti e kupton padrejtësinë, si dhe ka fuqinë për të gjetur një kurë për të. … Ai e kupton në mënyrë të përsosur se çfarë po përjetojmë. …

… Në përjetësi, Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do t’i japin zgjidhje të gjithë padrejtësisë. Është e arsyeshme që ne dëshirojmë të dimë se si dhe kur do ta bëjnë. Si do ta bëjnë Ata këtë gjë? Kur do ta bëjnë Ata këtë gjë? Me sa di unë, Ata nuk e kanë zbuluar mënyrën se si ose kohën kur. Gjëja që vërtet e di, është se Ata do ta bëjnë këtë. …

Mund të përpiqemi t’i mbajmë për më vonë pyetjet tona rreth mënyrës se si e kohës kur dhe të përqendrohemi në zhvillimin e besimit te Jezu Krishti. …

Teksa zhvillojmë besim te Jezu Krishti, ne gjithashtu duhet të përpiqemi fort që të bëhemi si Ai. Më pas, u afrohemi të tjerëve me dhembshuri dhe përpiqemi ta lehtësojmë padrejtësinë atje ku e gjejmë. …

Mos e lejoni padrejtësinë t’ju ngurtësojë apo ta gërryejë besimin tuaj te Perëndia. Në vend të kësaj, kërkojini ndihmë Perëndisë. Rriteni vlerësimin tuaj për Shpëtimtarin dhe mbështetjen tuaj tek Ai. …

… Besimi juaj tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do të shpërblehen më shumë nga ç’mund ta përfytyroni. Gjithë padrejtësia – veçanërisht padrejtësia ndërkryese – do të shenjtërohet për të mirën tuaj.

Shtyp në Letër